FIA ka vendosur. Nuk do te kete ndryshime ne kasken e piloteve

Lidhur me artikullin:

Nuk do te kete me dedikime , mesazhe, homazhe apo thjesht kapricio, dizajni i kaskes se piloteve te Formula 1 duhet te jete i njejti gjate gjithe harkut kohor te sezonit. Komisioni i Formula 1 vendosi qe t’ju ndaloje piloteve qe te ndryshoje pamjen e kaskes se tyre pas fillimit te boterorit me luksoz te shpejtesise. Vendimi qe para se te hyje ne fuqi duhet te ratifikohet formalisht ne mbledhjen e ardhshme te World Motor Sport Council pritet te ngjalle shume diskutime ne ambientet e piloteve te Formula 1. Mjafton te kujtohet se sa here Lewis Hamilton apo Sebastian Vettel dy kampionet e fundit e kane modifikuar pamjen e kasave te tyre respektive pergjate kampionatit.

Eshte e lehte te kuptohet se vendimi eshte marre per te ndihmuar tifozet si ne tribunat e Cmimeve te Medha ashtu edhe ata qe e ndjekin nepermjet ekranit garen, per te identifikuar me qarte dhe me shpejte se kush po drejton makinen. Ndryshimi i pamjes se kaskes eshte kthyer ne nje fenomen ne kohet e fundit ne Formula 1, ndersa pilotet e se kaluares ishin mesuar qe te adaptonin nje model dhe ta ruanin ate ne menyre konstante si per shembull kaska e Ayrton Senna me ngjyrat e flamurit brazilian, apo ajo me ngjyrat blu dhe portokalli e Gilles Villeneuve.