FIFA dhe UEFA ftojne Kosoven ne kongresin e jashtezakonshem

Lidhur me artikullin:

Federata e Futbollit te Kosoves do te jete e pranishme ne punimet e Kongresit te Jashtzakonshem te UEFA dhe FIFA qe do mbahet ne datat 25 dhe 26 Shkurt. Presidenti i federates, Fadil Vokrri dhe Sekretari i Pergjithshem, Eoll Salihu kane marre ftesa nga institucioni me i larte i futbollit europian dhe ai boteror edhe pse federata qe perfaqesojne nuk eshte njohur ende zyrtarisht nga keto dy instanca.

Sipas mediave kosovare, gjate punimeve te jashtezakonshme, çeshtja e Kosoves nuk eshte ne axhende dhe ndoshta Federata e Futbollit te Kosoves do te prese muajin Maj per kongresin e radhes ku me shume mundesi edhe çeshtja e anetaresimit ne dy organizmat do te diskutohet. Aktualisht, FIFA ka ne axhenden e saj zgjedhjet presidenciale pas pezullimit te Sepp Blatter, ndersa problematika e pazgjidhur ne UEFA pas shkarkimit te Michel Platini vazhdon te krijoje amulli ne kete institucion qe vazhdon te drejtohet nga sekretari i pergjithshem, Gianni Infantino.