FIFA gjobit Shqiperine dhe Kosoven per sjelljet e tifozeve ne stadiume

Shqiperia dhe Kosova gjobiten nga FIFA per shkak te sjelljes jo te pershtatshme te tifozeve ne ndeshjet eliminatore te Boterorit 2018. Ne vendimin e marre nga Komisioni i Disiplines, theksohet se Shqiperia gjobitet me 50 mije franga zvicerane dhe ne komunikate nenvizohet se vendimi eshte marre per dy ndeshje. Behet fjale per sfidat kunder Lihtenshtejnit dhe Spanjen pasi tifozet shqiptare hodhen sende ne fushen e lojes. Ndeshja e pare eshte ajo ne transferten e Lihtenshtejnit. Sipas FIFA-s, behet fjale per hedhjen e sendeve piroteknike dhe ne baze te artikullit 67 te kodit disiplinor, Shqiperia gjobitet me 25 mije franga. Edhe per takimin kunder Spanjes, Federata gjobitet per te njejten arsye me 25 mije franga dhe paralajmerohet ne rast te perseritjes se sjeljeve te tilla.

Nese ngjarje te tilla regjistrohen edhe ne sfiden e 12 Nentorit kunder Izraelit, atehere Kombetarja Shqiptare rrezikon shume qe sfiden pasardhese ne vendin tone ta luaje pa tifoze. Kjo eshte hera e trete qe Shqiperia gjobitet per sfidat eliminatore pasi 50 mije franga federata u detyrua t’i paguante edhe per shkak te parregullsive per sfiden e pare kunder Maqedonise. Ne vendimin e marre nga FIFA nuk ka shpetuar as Kosova qe eshte gjobitur me 30 mije franga per koret e tifozeve, hedhjen e sendeve ne fushe dhe banerat e shpalosur ne stadiumin “Loro Boriçi” per sfiden kunder Kroacise.