FIFA Magazine: “Shqiperia ka te ardhme ne futboll”

Lidhur me artikullin:

Pjesemarrja e Shqiperise ne Kampionatin Europian ne France ishte tema e revistes televizive te FIFA-s, te transmetuar nga Eurosport. Kur kane mbetur me pak se dy muaj nga starti i Euro 2016, kualifikimi i Shqiperise, mbetet ne qender te vemendjes. Nje arritje, qe u shoqerua me feste ne gjitha trojet shqiptare, por edhe kudo neper bote. “FIFA Magazine” shoqerohej me deklaratat e protagonisteve te suksesit. Nga trajneri De Biasi qe e cileson nje arritje per te gjithe kombin shqiptar.

“Ne karrieren kam arritur disa suksese, por kjo eshte arritja me e madhe, pasi nuk eshte njesoj si te besh diçka per nje klub, por te arrish nje objektiv per te gjithe vendin. Me e rendesishme se rezultatet, eshte menyra si arritem te bashkonim te gjithe popullin shqiptar, qe per arsye politike jetojne ne shtete te ndryshme te botes. Per mua, kjo ishte fitorja e njerezve qe ishin te bashkuar rrerth nje flamuri: dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme”.

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka pranoi qe futbolli shqiptar ka bere perparime dhe shprehu besimin se do te vazhdoje te ece perpara. Kreu i FSHF theksoi se jane hedhur baza te forta dhe ka besim se Shqiperia do te kete te ardhme, per ekipin Kombetar por edhe ne kampionatin vendas. Mes protagonisteve te kualifikimit nuk mund te mungonte edhe kapiteni Lorik Cana.

Nje tjeter vend enderron per nje te ardhme edhe me te ndritur. Ky ishte verdikti per rezultatin historik te Kombetares shqiptare, qe pakkush e kishte imagjinuar.