Fifa ndeshkon Tiranen. Duhet te paguaje 120 mije Euro klubit te Panathinaikos

Lidhur me artikullin:

Nje tjeter barre financiare per Tiranen. Klubi bardheblu detyrohet nga Fifa qe t’i paguaje klubit grek Panathinaikos plot 120 mije euro per aktivizimin e Ilir Kastratit. Mesfushori i transferua te bardheblute nga klubi grek ne akademite e te cilit ishte rritur futbollistikisht ne 2013.

Rregullorja e Fifa parashikon qe klubet qe aktivizojne per here te pare si profesionist nje lojtar i cili eshte transferuar nga akademia e nje klubi tjeter duhet ti paguajne klubit meme nje shume per formimin e futbollistit.Ilir Kastrati kishte qendruar per 4 vjet te te rinjte e Panathinaikos, te Tirana u aktivizua vetem 12 minuta, por per Fifan kjo nuk perben ndonje ndryshim te madh, keshtu qe Tirana duhet ti paguaje klubit grek nga 30 mije euro per cdo vit qe futbollisti ka qendruar te ta, ne total 120 mije euro.

Fifa ka paralajmeruar dy here deri me tani Tiranen per shlyerjen e kesaj shume qe i shtohet detyrimeve te meparshme te klubit ndaj personave te trete, te cilat jane duke u shqyrtuar nga administrata aktuale, si pasoje e nje tjeter rasti te keqmenaxhuar pasi me shume mundesi ne klubin bardheblu ne ate kohe nuk kane qene ne dijeni te rregullit te Fifas.