FIGC perzgjedh stadiumin per sfiden me Shqiperine. Do te luhet ne Palermo

Itali-Shqiperi do te luhet ne Palermo. Ashtu sic ishte paralajmeruar pak jave me pare sfida e 24 marsit te 2017 mes Italise dhe Shqiperise do te luhet ne stadiumin “Renzo Barbera” ku zhvillon ndeshjet e saj skuadra e Palermos. Federata Italiane e Futbollit ka vendosur qe te kete sfide, e pesta ne radhe sa i perket eliminatoreve te Boterorit, Rusi 2018 ta luaje ne Sicili.

Per kete vendim mendohet se ka ndikuar dhe miqesorja e 18 nentorit te vitit 2014, ku ne ndeshjen miqesore te luajtur ne “Luigi Ferraris” te Gjenoves ishin te pranishem me shume tifoze kuqezi sesa italiane dhe Federata vendase kerkon te minimizoje ne maksimum pranine e tifozerise shqiptare ne impiant duke qene se shqiptaret qe jetojne ne vendin fqinj jane te shumte.

Kjo do te jete ndeshja e 13 qe Italia do te luaje ne kete impiant teska ka nje bilanc pozitiv me 11 fitore, 1 barazim dhe vetem 1 humbje me Kroacine ne nentor te vitit 1994. E vetmja sfide mes Shqiperise dhe Italise eshte miqesorja e 18 nentorit te 2 viteve me pare, me Italine qe triumfoi 1-0 ne ate sfide fale golit te shenuar nga Stefano Okaka. Aktualisht Italia eshte bashke kryesuese e Grupit G bashke me Spanjen me 10 pike, ndersa Shqiperia renditet e katerta me 6 pike ne total.