Figo: “Ne kohen time kishte futbolliste me te mire se Messi dhe CR7” Zidane: “Ronaldo do te triumfoje serish ne garen per Topin e Arte”

Lidhur me artikullin:

Dy legjenda te futbollit te cilet kane luajtur dhe sebashku ne skuadren e Real Madrid, portugezi Luis Figo dhe francezi Zinedine Zidane kane mendim te ndryshem persa i perket Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ish futbollisti portugez, Luis Figo gjate nje aktiviteti publicitar ku foli per gjendjen aktuale te dy ish klubeve te tij Real dhe Barcelonea vleresoi gjithashtu dhe dy ikonat e futbollit te sotem Cristiano Ronaldo dhe Messi, por theksoi se ne kohen e tij ka patur lojtare edhe me te mire.

”Real po luan mire dhe pavaresisht eleminimit nga Kupa, ne kampionat po ecen me hapa gjigante. Barcelona eshte ne gjendje te fitoje te tre trofete, ka lojtare me cilesi dhe nje trajner te afte. Real dhe Barca, jane si dy perandori ne futbollin boteror. Sa per Messi dhe Ronaldo e kam thene gjithmone se jane lojtaret me te mire ne bote, por une besoj se ne kohen time ka pasur futbolliste shume me te mire”.

Ne vijim Figo beri dhe nje batute lidhur me skuadren qe do te fitoje Uefa Champions League.

”Une mendoj se Championsin kete vit do ta fitoje Real…Barca…Bayern…Chelsea…pertej shakase, veshtire se mund te thuash emrin e nje skuadre te vecante, pasi te gjitha ekipet jane ne forme te shkelqyer”.

Ne fund 42 vjecari beri te ditur se nuk ka asnje mundesi qe ne te ardhmen ai te ulet ne stol si trajner, pasi dicka e tille nuk ka qene asnjehere ne planet e tij.

Nderkohe legjenda e futbollit dhe aktualisht trajner i Real Madrid B, Zinedine Zidane foli per mediat spanjolle mbi sezonin fantastik qe po kalon fituesi i Topit te Arte, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema duke u shprehur i bindur se portugezi do te vazhdoje te fitoje dhe ne te ardhmen kete trofe, duke parakaluar madje dhe argjentinasin Lionel Messi.

‘Cristiano do te vazhdoje te fitoje serish “Topin e Arte”. Ajo çfare po tregon ne fushe eshte e pabesueshme. Ai eshte nga nje planet tjeter, nese vazhdon keshtu do ta mbylle karrieren me me shume trofe te “Topit te Arte” se Leo Messi. Benzema? Ai eshte nje lojtar shume i rendesishem ne lojen e Realit. Ata te cilet thone se Reali ka nevoje per nje sulmues qendre, gabohen. Karim Benzema nuk eshte lojtar qe shenon 60 gola ne sezon si Cristiano por fale kualitetit krijon gjithmone rrezik perpara portes, qe eshte ne fakt ajo per te cilin nje ekip ka nevoje. Ai eshte nje super sulmues dhe besoj se tifozet e Real jane te lumtur me pranine e tij ne skuader”.

Sa i perket kampionatit spanjoll, Zidane shprehu deshiren e tij per te pare Real Madrid kampion. Ne fund francezi tregoi se tek Real eshte nje lojtar qe i ngjan se tepermi ne stilin e lojes dhe ai eshte Isco, qe i kujton shume periudhen kur ai vishte fanellen e skuadres ne “Santiago Bernabeu”.