Fitoi cmimin Nobel ne letersi. Kush eshte Bob Dylan. Fakte mbi poetin dhe muzikantin amerikan

Bob Dylan ka qene per me shume se pese dekada nje influence e jashtezakonshme ne muziken dhe ne kulturen popullore, jo vetem me notat muzikore, por edhe me penen e tij. Sot ai fitoi edhe çmimin prestigjioz: Nobelin per Letersi.

Çmimi i lakmuar i dorezohet pikerisht me kete argument: krijimin e frazave te reja poetike brenda tradites madheshtore te kenges amerikane.

I lindur ne 1941-shin si Robert Allen Zimmerman, karrieren e tij muzikore Dilan e nisi 1959, duke interpretuar neper kafenete e Minnesota-s.

Vitet ‘60 sjellin bumin e krijimtarise se tij, nje shkelqim qe erdhi bashke me shnderrimin e ketij njeriu te madh ne nje historian informal te telasheve te Amerikes.

Kenge si “Blowin in the Wind” dhe “The Times They are A-Changin” u kthyen ne himne te antiluftes dhe te levizjeve per te drejtat qytetare.

Ka shume arsye se perse e quajme nje nga figurat me te rendesishme te kultures pop e madje perse e cilesojme nje kolos te jashtezakonshem.

Keto jane disa prej tyre, qe ne fakt perbejne edhe thelbin e personalitetit dhe te vepres se Dylan:

1. Ai ka shkruar kengen “Blowin in the wind”. Ai eshte nje nga 100 personat me te famshem dhe me ndikimin me te madh te shekullit te kaluar.

2. Arriti qe t’u zgjonte adoleshenteve serish interesin te poezia. Ofroi nje rruge drejt simbolizmit si dhe Rimbaud, Verlaine dhe Baudelaire.

3. Kur Martin Luther King mbajti fjalimin e tij te famshem “Une kam nje enderr”, Dylan jo vetem qe ishte pjese e asaj audience, por ishte ne skene, pak hapa larg Martin dhe kishte kenduar te famshmet “Only a pawn in their game” dhe “Blowin in the wind”.

4. Dylan ishte krijuesi i folk-rokut.

5. Ishte njeriu qe perdori pseudonimet me interesante. Ai e quante veten Robert Milkwood Thomas, Tedham Porterhouse dhe Blind Boy Grunt. Ne kohen kur nisi qe te prodhonte disqet e tij te para e quante veten Jack Frost.

6. Ai ishte njeriu qe e shpetoi muziken folk nga “rrembimi” qe donin t’i benin “djemte me mjekra”, te cilet kishin fantazi per t’u bere ushtare, apo marinare. Sigurisht qe kishte edhe te tjere ne kete rruge qe kishin bere per kete muzike, por ishte Dylan ai qe arriti te demokratizonte formen e flokut, sepse kjo lloj muzike i perkiste me shume shtreses se mesme, qe ne vitet ’50 perpiqej t’i ikte konformizmit periferik te Amerikes.

7. Ai ishte mjeshter i te berit bashke te komedise dhe drames. Edhe ne albumet ku perfshiheshin kenge shume serioze per luften si “Masters of War” dhe “A hard Rain’s a-Gonna Fall”, kishte vend per kenge me te lehta, madje edhe kenge plot humor qe flisnin per shakate apo bluzin.

8. Ishte autori i kenges se pare antidashuri “It Aint me, Baby”.

9. Kishte nje grup mbeshtetesish te jashtezakonshem te quajtur “The Hawks” dhe arriti qe ta transformonte kete grup, djemte e ketij grupi, ne me te famshmin grup te rokut te te gjitha koherave, si dhe permes tij hodhi themelet e shume grupeve te tjera te suksesshme qe do te vinin me pas. Ishin grupe qe u shnderruan ne emblematike dhe qe te gjithe ia dinin per nder te madhit Dylan.

10. Ishte i madh, sepse shkroi “Mr. Tambourine Man”.

11. Ishte i madh, sepse beri te pranueshme edhe tekstet e kengeve qe ishin pak “te pista”. Deri sa Dylan nxori “Like a Rolling Stone” dhe “Positively 4-the street”, kenget pop kishin tekste shume te embla dhe pa nuance seksi, por qe i kendonin nje dashurie te paster dhe te panjolle. Befas pas kesaj hapjeje nisen qe te dilnin edhe kenge te tjera me nuance te ndryshme, qe u shfaqen edhe te John Lenon.

12. Ai ishte shpikesi i “Country rock”. Para “Nashville Skyline”, muzika kauntri konsiderohej si nje muzike konservative ne rrethet e muzikes rok.

13. Ai arriti qe brenda hapesires se nje albumi te rrokte nje teresi temash dhe nuancash duke filluar nga “Harmond’s folley” te “The voice of a generation”. Kur albumi i tij i pare nuk pati sukses dhe nuk arriti qe te bente shitje te mira, ishin te shumte ata qe fajesuan producentin e famshem qe e mori persiper, per besimin qe pati te Dylani i ri. Vetem nje vit me pas, albumi i tij i dyte perfshinte kryeveprat e tij si “Blowin in the wind”, “A hard Rain’s a Gonna Fall”, “Masters of War” dhe “Don’t think it twice It’s All Right”.

14. Ai i kushtoi te ardhurat e nje albumi te tere qe nxori per Krishtlindje, per te pastrehet. Ndersa shiste gjithmone, ai nuk harronte kurre qe kur merrte para t’u jepte atyre qe ishin ne nevoje.

15. Ishte autori i njerit prej eventeve muzikore te drejtperdrejta nga me te veçantit ne te gjithe historine e muzikes rok, me shfaqjen e tij te vitit 1965 ne skenen e Festivalit te New Port me nje performance me volum te jashtezakonshem. Kombinimi i Dylanit mes muzikes rok dhe asaj folk shtruan rrugen per nje rryme te re, krejtesisht te re dhe te suksesshme.

16. Dylan iu dha edhe arteve te tjera. Muzika e jashtezakonshme qe ka krijuar nuk e ndaloi aspak qe te pikturonte, te shkruante si ne rastin e romanit “Tarantula” apo te bente filma “Renaldo dhe Klara”.

17. Ishte i pari qe pati guximin te krijonte dhe te performonte me kenge qe i kalonin 6 minutat. E tille ishte “Like a Rolling Stone”. Zakonisht deri ne ate kohe kenget maksimumi arrinin nje koheshtrirje prej 4 minutash.

18. Ky njeri i jashtezakonshem u be nje nga ndikuesit me te medhenj qe paten “Beatles” ne kenget dhe muziken e tyre. “Per jave te tera kemi luajtur muziken e Dylan. Ajo thjesht rridhte brenda nesh dhe ne nuk arrinim qe te ngopeshim me te”, ka shkruar dikur i madhi tjeter i muzikes, Lenon.

19. Ai eshte i madh ne vetvete, por edhe shume i vleresuar. eshte artisti qe arriti ne karrieren e tij te fitonte çmime te tilla si “Oskar”, Golden Dlobes” dhe “Grammys”.

20. Dylan eshte i madh, sepse eshte “babai” i “Vizionet e Joanes”, qe eshte edhe kenga me e madhe e te gjitha koherave.

21. Ne maj te vitit 1963, nje nate para lançimit te “Freewheelin”, kur e vendosen ne censure ne nje shfaqje televizive te drejtperdrejte, ai ne revolte vendosi qe te dilte nga studioja ne vend qe t’i nenshtrohej censures se emisionit qe i erdhi e papritur. E te mendosh se ne ate vit ai ishte thuajse askush dhe se kjo shfaqje do te ishte shume e rendesishme per promovimin e tij te ardhshem.

22. Dylan eshte i madh, sepse eshte edhe me punetori dhe i palodhuri ne te gjithe biznesin e muzikes me turne muzikore qe vazhdojne e vazhdojne çdo vit ne shume vende te botes, ne menyre te vazhdueshme dhe te panderprere. Çdo vit te pakten organizon dy koncerte te medha.

23. Ai zbuloi nje menyre te re dhe te zgjuar te komunikimit te artisteve me median. Ishte i pameshirshem ndaj atyre qe i cenonin integritetin dhe kerkonin ta kanosnin me pa te drejte, si edhe shume elegant e plot humor me pergjigjet e tij para publikut dhe gazetareve, por kurrsesi konsumues dhe ekzagjerues.

24. eshte i madh, se eshte autori i albumit me te famshem “Blonde on Blonde”.

25. Ai ripercaktoi ate qe ishte e pranueshme dhe e mundshme ne kengen pop. Stili i tij ishte jashtezakonisht i artikuluar.

26. Atij iu kerkua qe te shkruante nje kenge per nje film uestern, ne te cilin kishte nje rol te vogel dhe kenga qe solli eshte e famshmja “Knocking in the heaven doors”, nje kenge qe eshte shnderruar tashme ne nje simbol te vertete muzikor.

27. Ishte muzikanti qe e beri harmoniken nje instrument ne mode dhe i tregoi kultures pop se sa shprehes mund te ishte ky instrument.

28. Ishte njeriu qe kristalizoi nocionin e protestes sociale si nje mjet kulturor.

29. Ne autobiografine e tij “Kronika”, ai arriti ne menyre mjeshterore qe t’i shpjegonte publikut edhe menyren se si funksiononte arti dhe krijimtaria e tij ne vite.

30. eshte mjeshter ne nderthurjen e kengeve te vjetra me ato te reja ne koncertet qe jep.

31. Ne turneun e tij te vitit 1970, me grupin “The Hawks” ai, mund te thuhet, se “shpiku” muziken rok si nje rryme e veçante e rock and roll. Nuk ishte degjuar kurre me pare nje muzike me nje volum dhe fuqi te tille ne skene.

32. Kur ne vitet ’70, nje numer fansash te tij dhe kritike e konsideruan te “tejkaluar”, ai befas doli me “Blood on the Tracks”, nje kenge klasike me nje force te padiskutueshme. eshte nje menyre, te cilen Dilan e ka perseritur shume shpesh, pra nje lloj ringjalljeje muzikore pikerisht ne momentin kur te gjithe kishin menduar se ai tashme ishte nje yll i shuar.

33. Me albumin e tij te fundit “Together through life”, ai u shnderrua ne debutuesin me te vjeter ne moshe ne nje premiere dhe mbi te gjitha me nje album qe zuri vendin e pare ne klasifikimin amerikan per shume muaj.

34. Kur ai shkruante nje kenge proteste, ajo bente dallim. Me “The lonesome death of Harriete Carroll”, kengen e fuqishme me te cilen ne vitin 1964 protestoi kunder vrasjes se nje gruaje te varfer e te zeze qe ishte sherbetore, ai arriti qe te ngrinte peshe zemrat e njerezve.

35. Dylan eshte i madh, sepse nuk u shkonte pas tendencave, por i krijonte ato dhe dinte qe te terhiqej ne momentin e duhur. Keshtu, per shembull, ndersa rinia perendimore kishte nisur qe te jepej pas kengeve te protestes, ai nisi qe te eksploronte nje muzike me personale, me nje rikthim ne shikimin e vetes dhe brendise se shpirtit njerezor.