Fitoret me te thella ne historine e Champions League

Pas fitores se mbremshme te Borussia Dortmundit (8-4) ndaj Legia Varshave, te gjithe kujtojne rrahjet e tjera historike. Futbolldashesit dhe ata qe dua te rikujtojne njohurite e tyre mbi kompeticionin me te rendesishem te klubeve ne Europe, Champions, po evidentojme 6 goleadat me te medha ne kete gare kontinentale.

8-0 fitoi Liverpool ndaj Besiktas ne fazen e grupeve, viti 2007. Ne ate kohe, “Reds” udhehiqeshin nga trajneri Rafa Benitez dhe kishin ne perberje lojtare te tille, si Mascherano, Torres dhe Gerrard.

8-0 ka fituar Real Madrid ne Malmo te Suedise, ne vitin 2015, çka u ka sherbyer “los blancos” te perputhen me fitoren me te madhe te konkurrences. Interesant, trajneri ishte po Rafa Benitez.

7-0 fitoi Bayern Munchen kunder Basel, me 2013. Ai ishte viti, ne te cilin gjermanet fituan finale e Champions-it ndaj Borussia Dortmund, ne “Wembley”.

Tjeter 7-0 i Bayern Munchen, ne nje raund te dyte te Champions-it, por kete here ne vitin 2015, kunder Shakhtar Donetsk. Por, ate vit, klubi i Luis Enrique, Barcelona, mbaroi duke kapercyer mbi gjermanet ne gjysmefinale, per te perfunduar sezonin me “hat trick”.

7-0 ishte fitorja e Barcelones, nje shuplake ndaj Celtic ne “Camp Nou”, ne vitin 2016, me tri kryevepra te Messit, dopiete te Suarezit dhe gola te Neymar e Iniesta.

7-0, serish, fitore e Juventus, e cila ne kete rast ra ne kurriz te Olympiakos, ne fazen e grupeve te vitit 2003, nje vit kur Porto e Jose Mourinho u shpall kampion i ketij turneu.

7-0 ka edhe fitore te tjera, te tilla si Arsenal-Slavia Praga (faza e grupeve, 2007); Valencia – KRC Genk (faza e grupeve, 2011) dhe FC BATE Borisov – Shakhtar Donetsk (faza e grupeve, 2014), kane fituar ukrainasit thelle.