Fjalimi i Emma Gonzalez që do të shkruhet në histori

 

Në marshimin e ditës së shtunë “March For Our Lives” në Washington, Emma Gonzalez mbajti një fjalim prekës, pjesërisht në heshtje në kujtim të tragjedisë së ndodhur. Heshtja zgjati 6 minuta e 20 sekonda, e barabartë me kohën që ju desh vrasësit për të marrë jetët e 17 shokëve të saj të shkollës.

“Në vetëm gjashtë minuta, 17 nga shokët tanë u larguan nga jeta, 15 u plagosën dhe të gjithë, absolutisht të gjithë ndryshuan përgjithmonë,” tha ajo. “Çdokush që ishte aty e kupton. Çdokush që ka dëgjuar krismat e armës së ftohtë e kupton.”

Klikoni mbi video për të dëgjuar fjalimin e plotë: