Flet Kapiteni: “Sërbet provokojnë çdo ditë. Xhaka dhe Shaqiri bënë mirë që festuan me Shqiponjë”

Kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, u jep të drejtë Xhakës dhe Shaqirit për mënyrën e festimit të gola duke bërë me duar shqiponjën dykrenare. Në fakt, vetë Lichtsteiner është fotografuar duke formuar simbolin e shqiptarëve.

 

 

“Xhaka dhe Shaqiri e bënë shumë mirë që festuan në atë mënyrë. Serbët shkruajnë dhe provokojnë prej disa ditësh, pastaj edhe ata nuk janë engjëj. Për mendimin tim, gjithçka është “ok”. Prindërit e disa lojtarëve të Zvicrën janë përfshirë në një luftë të ashpër. Ka provokime, kështu që për mua janë në rregull.”

Ndërsa trajneri Petkovic, mundohet ta shmangë përzierjen e politikës me sportin, duke mbajtur një qëndrim shumë më të ekuilibruar.

“Është e qartë që një futbollist kur shënon ndien emocione të veçanta. Të gjithë ne duhet ta lëmë jashtë politikën nga futbolli. Duhet të përqendrohem në futboll, është një pasion që i bashkon njerëzit. Është e rëndësishme të tregojmë respekt.”