Flet ‘Mbreti i Bavarise’: “Kete vit mund te fitojme gjithcka”

Lidhur me artikullin:

Franck Ribery i ka siguruar te gjithe se te Bayern Munchen kane mesuar nga gabimet e sezonit 2013-2014 dhe ne kete vit do te bejne gjithçka per te fituar te gjithe trofete e mundshem. Bavarezet e fituan titullin e Bundesliges ne kohe rekord sezonin e kaluar, sukses qe u pasua edhe nga ai ne Kupen Gjermanise, megjithate ne Champions League armata e Pep Guardioles nuk shkoi me shume se faza gjysmefinale duke u eliminuar nga Real Madrid me rezultat te pergjithshem 5-0. Gjithsesi Ribery ka besim se kete sezon te Bayern nuk do te perserisin me te njejtat gabime.

“Do te jete e veshtire por une mendoj se kjo skuader mund te fitoje gjithcka. Ndaj nesh ushtrohet gjithmone nje presion shume i madh pasi duhet te fitojme perhere. Ne nje klub te madh si Bayern je i detyruar te fitosh gjithmone tituj pasi ne te kundert mund te kritikohesh ashper. Une mendoj se ne kemi mesuar shume nga gabimet e sezonit te kaluar dhe kete vit do te japim maksimumin per te fituar te gjithe trofete e mundshem. Fakti qe triumfuam ne Bundeslige shume heret ndikoi per keq te ne pasi humbem shume nga ritmi qe kishim shfaqur ne fillim te sezonit”.

Receta e francezit qe Bayern te mos kete edhe kete vit te njejtin fat si sezonin e shkuar eshte e tille.

“Nese edhe kete sezon e fitojme titullin kampion ne Bundeslige shume jave perpara fundit duhet te perpiqemi te mbajme te njejten forme deri ne fund te sezonit. Ne nuk mund ti marrim gjerat lehte kur ne Champions League na pret nje rival shume i forte si Real Madrid. Dicka e tille eshte pamundur qe te ndodhe serish”.

Bayern Munchen aktualisht ndodhet ne Doha te Katarit ku po zhvillon fazen pergatitore te dimrit. Ndeshjen e pare zyrtare per vitin 2015 bavarezet do ta zhvillojne ne daten 30 Janar perballe Wolfsburg qe mban vendin e dyte ne Bundeslige me 11 pike me pak se skuadra e Guardioles.