Flet presidenti i Lazio: “Ja sa kushton Milinkovic Savic”

“Sergej Milinkovic-Savic vlen më shumë se Paul Pogba”. 

Këto janë fjalë të presidentit të Lazio, Claudio Lotito, që ka siguruar tifozët bardhekaltër se xhevahiri i tij nuk do të lëvizë nga skuadra.

“Deri tani askush nuk ka bërë hapa konrekte, nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare, as nga Milan, as nga Juventus, e aq më tepër nga Real Madrid apo Manchester United.”

 

 

Por sa vlen në të vërtetë mesfushori serb, i lindur në vitin 1995?

“Sigurisht që nuk kam ndërmend të shes. Por, meqë po këmbëngulni në pyetjen tuaj, po ju kujtoj se vitin e kaluar, më 29 gusht, refuzova një ofertë 110 milionë euro. Sa është shitur Pogba te Manchester United? 105 milionë euro plus 5 milionë bonuse? Atëherë Milinkovic vlen më shumë dhe kjo është e qartë.

Kërkesa fiellestare prej 150 milionë eurosh mund të reduktohet deri në 120 milionë, por pronari i Lazio i do paratë “cash”.

“Le të jetë e qartë: nuk më intereson përfshirja e futbollistëve të tjerë në ofertë apo formulat e huazimit.”

Fjalë që përjashtojnë Milan nga gara, ndërsa Juventus po përgjon në dritare, në pritje të asaj që do të ndodhë me Miralem Pjanic. Manchester United duket se ka vendosur të mbajë Pogba, ndërsa Real Madrid nuk është shumë i bindur për të investuar kaq shumë para te Milinkovic-Savic.