Florentino Perez bën ofertën e parë për Hazard. Chelsea e refuzon

Real Madrid duket se ka bërë edhe ofertën e parë zyrtare për të marrë shërbimet e belgut Eden Hazard nga Chelsea. Klubi madrilen ka arritur akordin me lojtarin, për një kontratë 4-vjeçare me pagë prej 15 milionë eurosh në sezon, ndërsa tani mbetet të bindet vetëm Chelsea.

 


Londinezët kanë refuzuar ofertën e parë prej 100 milionë eurosh, dhe kanë kërkuar që tratativa të mbyllet për 150 milionë euro. Gjithsesi tashmë pritet që Perez të formulojë një tjetër ofertë, që të shkojë rreth 130 milionë euro, shifër që mund të kënaqë të dy palët.
Me Hazard, Perez kërkon të rizgjojë entuziazmin e tifozërisë madrilene, që ende nuk e kanë kapërdirë largimin e Cristiano Ronaldos për te Juventus.