Florentino Perez i qete, por Real do te beje goditjen e madhe ne merkato

Lidhur me artikullin:

Florentino Perez po punon ne heshtje per te realizuar te pakten nje goditje te madhe ne kete merkato. Sipas mediave spanjolle presidenti i Real Madrid po pergatit nje blerje surprize per te kenaqur te gjithe tifozet e Los Blancos dhe mbi te gjitha trajnerin Zinedine Zidane. Klubi merengues deri tani ka qendruar disi pasiv ne merkato dhe afrimi i vetem eshte rikthimi ne skuader i sulmuesit Alvaro Morata per te cilin Los Blancos derdhen ne arkat e Juventusit shumen e 30 milione Eurove.

Deri tani Real Madrid ka deshtuar te firmose me emra te tille si Andre Gomes, N’Golo Kante apo Paul Pogba lojtare qe pelqeheshin shume nga trajneri Zidane. Alternativat per goditjen e madhe te Los Blancos ne merkato jane 3.

Marco Verrati mesfushori italian i Paris Saint Germain, eshte nje nga futbollistet qe presidenti Perez kerkon te afroje ne skuader. Edhe pse eshte vetem 23-vjec, Verrati ka shume personalitet ne fushe dhe do te rriste cilesine ne mesfushen e Real. Vlera e kartonit te tij ne merkato kap shifren e 60 milione Eurove.

Dele Alli mesfushori i talentuar i Tottenham dhe kombetares angleze eshte nje tjeter lojtar qe pelqehet nga Perez. Fale paraqitjeve te tij ne sezonin e kaluar Dele Alli ka terhequr vemendjen e disa prej klubeve me te medha te Europes. 45 milione Euro eshte cmimi i tij ne merkato.

Emri me sugjestionues qe mund ti bashkohet Real Madrid eshte ai i Eden Hazard. Sulmuesi belg mund ta perforconte akoma edhe me teper skuadren dhe mbi te gjitha eshte i preferuari i trajnerit Zidane. Chelsea per momentin nuk e lejon largimin e futbollistit por ne merkato gjithcka mund te ndodhe dhe per nje oferte prej 75 milione Eurosh nga ana e Real, Hazard mund te veshe fanellen e bardhe.