Florentino Perez mendon për Conte si zëvendësues te Zidane

Vendimi i Zinedine Zidane për t’u larguar nga Reali, pas triumfit për herë të tretë radhazi në Champions League, duket se ka kapur të papërgatitur presidentin Florentino Perez.

Ky i fundit nuk po arrin ende të gjejë një pasues për francezin, ndonëse ka kontaktuar disa trajnerë të njohur në Europë, si Allegri, Nagelsmann, Pochettino, etj.

Emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i ish trajnerit të Italisë dhe Chelsea, Antonio Conte, i cili sapo është larguar nga stoli i skuadrës londineze.

Luaj Online Kliko Ketu lottosport.com.al

Mediat italiane dhe spanjolle raportojnë se mes palëve është realizuar një kontakt paraprak, për të testuar gatishmërinë e Contes për t’u ulur në stolin e Realit.

Gjithsesi në ditët në vijim do të mësohet më shumë në lidhje me pasuesin e Zidane në stolin kampionëve të Europës, një çështje kyçe për t’u zgjidhur, para se të fillojë puna në merkato.