FMN gati per disbursimin e kestit 72.4 mln euro per Shqiperine

Bordi i drejtoreve Ekzekutive te FMN-se miratoi rishikimin e peste dhe te gjashte te marreveshjes me Shqiperine duke i hapur rruge disbursimit te kestit prej 72.4 milione eurosh.

Zevendesdrejtori i Pergjithshem i FMN-se, Min Zhu, deklaroi ne Uashington se rimekembja e ekonomise shqiptare po ecen sipas programit, ndonese ekzistojne risqe. Sipas tij, autoritetet shqiptare kane treguar nje performance te forte duke permbushur objektivat e marreveshjes me FMN-ne, perfshire zbatimin e reformave strukturore te veshtira dhe ambicioze.

Ne njoftimin zyrtar FMN-se thuhet se autoritetet shqiptare duhet te vazhdojne programin e reformave dhe te perfitojne nga progresi thelbesor qe kane arritur deri me tani per te pershpejtuar rritjen ekonomike te vendit.

Por, ne njoftim e FMN-se ka edhe disa rekomandime per qeverine. Se pari, duke vleresuar se qellimi i qeverise per te vazhduar konsolidimin fiskal eshte ai i duhuri, FMN i kerkon asaj te reduktoje mbeshtetjen ne masat e perkohshme dhe te shmange perjashtimet fiskale apo vendosjen e normave preferenciale. Nje kerkese kjo qe duket e lidhur me masen e fundit te qeverise per te perjashtuar nga taksat 83 mije bizneset te vogla.

Por, veç kritikave per perjashtimet tatimore, FMN i terheq vemendjen qeverise edhe ne nje drejtim tjeter, qe lidhet me menyren se si ajo po perpiqet te luftoje informalitetin. Sipas FMN-se, perpjekjet e autoriteteve shqiptare per te permiresuar mbledhjen e taksave duhet te perputhen me mire me praktikat me te mira nderkombetare dhe duhet te mbeshteten ne permbushjen vullnetare te detyrimeve tatimore.

Ne fund, Fondi i ben thirrje per kujdes edhe per koncesionet duke kerkuar qe ato te vleresohen ne menyre transparente ne llogarite fiskale.

/Top-Channel/