Fondacioni Arsimor Shqiptar shpall 5 fituesit e projektit mbarekombetar “Inteligjenca”

Fondacioni Arsimor Shqiptar (FASH) ka finalizuar dje me sukses projektin mbarekombetar “Inteligjenca” te organizuar ndermjet shkollave 9-vjeçare ne te gjithe Shqiperine dhe ka prezantuar edhe 3 fituesit e ketij viti te cilat jane: Eluid SADE (vendi I pare) nga shkolla “Jorgji Dido” Elbasan, Leonora SHEHU (vendi I dyte) nga shkolla “Avni Rustemi” Kukes, Dimir DYCA (vendi tjeter I dyte) nga shkolla “ Ali Laçej” Shkoder, Emanuelo KOCI (vendi I trete) nga shkolla “Fadil Gurmani” Elbasan dhe Rabina BORICI (vendi i katert) nga shkolla “Fan S.Noli” Tirane.

fash2

Ky projekt organizohet per te tretin vit radhazi nga FASH dhe synimi kryesor i tij eshte zhvillimi i menyres se te kuptuarit, arsyetuarit dhe te logjikuarit te botes. Ai ka patur nje shtrirje te gjere jo vetem ne shkollat 9-vjeçare te kryeqytetit, por edhe ne qytetet te tjera te vendit si Durresi, Elbasani, Korça, Pogradeci, Shkodra, Peshkopia, Kukesi, Gramshi, Burreli, Fieri, Lushnja etj., kryesisht ne ato qytete ku fondacioni operon me ane te Kurseve Mesimore “Vizion”. Numri i nxenesve pjesemarres ne kete projekt ka qene i konsiderueshem dhe ka arritur ne rreth 3500 vete.
Z. Bledar Gjimi, Koordinator i Pergjithshem i Kurseve Mesimore “Vizion”, duke pershendetur dhe pergezuar nxenesit pjesemarres ne kete nisem mbarekombetare, ka theksuar rendesine qe Fondacioni Arsimor Shqiptar u kushton projekteve te ngjashme si konkursi “Inteligjenca”, te cilet jane gjithmone ne dobi te rritjes se shkalles se arsimimit dhe edukimit te shoqerise shqiptare. Nder te tjera per FASH, Z. Gjimi eshte shprehur qe ne realizimin e objektivave te tij ne dobi te komunitetit, ky fondacion eshte gjithmone i hapur dhe i gatshem te bashkepunoje me institucione te ndryshme publike dhe private, shoqerine civile, boten e biznesit etj.
Fondacioni Arsimor Shqiptar eshte themeluar para 3 vitesh si rezultat i vizionit largpames te nje grupi intelektualesh dhe biznesmenesh shqiptare dhe ne misionin e tij ka teresisht karakter bamires dhe humanitar. Nepemjet dhenies se bursave per nxenes te suksesshem apo ne nevoje; paneleve, forumeve, seminareve, simpoziumeve apo konferencave ne bashkepunim me profesioniste te fushave te ndryshme; organizimit te eventeve te shumta social-kulturore dhe gjithashtu nepermjet kurseve te tij mesimore “Vizion” te shtrira pothuajse ne te gjithe vendin, FASH synon zhvillimin e aftesive dhe te pasurit e nje rinie shqiptare sa me te shendoshe e te dobishme.