Fondacioni “Down Syndrome Albania” çel ekspoziten e piktores se re Irma Nika

21 Marsi shenon Diten Boterore te Sindromes Down. Ne kuader te saj, Fondacioni “Down Syndrome Albania” (DSA) ne mbeshtetjen e Ministrise se Kultures dhe te GALERIAKALO çel ekspoziten e piktores se re Irma Nika, e cila ka ka lindur dhe jetuar me sindromen Down.

Irma Nika u lind ne Dragu te Bulqizes, ne korrik te vitit 1997 dhe aktualisht jeton ne Bulqize se bashku me familjen e saj. Talenti i saj ne pikture u vu re nga piktori vullnetar i DSA, Markel Capo, pasi filloi te frekuentoje Qendren e Arritjeve dhe te Zhvillimit prane DSA ne pranvere te 2015-es. Me ndihmen e piktorit dhe kursit te tij te personalizuar Irma nisi te aftesohej ne perdorimin e telajos dhe peneleve.

Gjate nje viti Irma realizoi 17 piktura. Ajo ka udhetuar drejt Tiranes çdo te shtune per te ndjekur kursin e piktures dhe 8 nga punimet e saj u ekspozuan dhe ne Ballon Presidenciale 2015, ku ajo ishte e ftuar nderi. Deri me sot Irma ka shitur 4 piktura, ndersa dy te tjera ia ka dhuruar Zonjes se Pare te Shqiperise, Odeta Nishani dhe Zonjes se Pare te Turqise Emine Erdogan, ne viziten e tyre prane Qendres se Arritjeve dhe Zhvillimit.

Me talentin dhe vullnetin e saj, Irma ka deshmuar se çdo gje eshte e mundur. Ajo eshte kthyer ne frymezim per shume prinder te femijeve me sindromen Dwen dhe nje model per t’u ndjekur.

Ekspozita do te çelet me te Henen, 21 mars ora 18:00 dhe do te qendroje e hapur pergtjate te gjithe javes. Jane te ftuar per pjesemarrje te gjithe te interesuarit ne meshtetje dhe ndergjegjesimin social qe shenon kjo dite per te prekurit e Sindromes.