Formacioni me i dobet ne kupen e botes

Kampionati i 20 boteror i futbollit ka mbaruar. Fifa ende nuk e ka shpallur formacionin me te mire te ketij kompeticioni, ndersa mediat e huaj kane nxituar te shpallin formacionin me te dobet te ketij kampionati. Ne kete formacion dominon Brazili qe perfaqesohet me 3 futbolliste, Dani Alves, Marcelo dhe Fred. Spanja ka 2 futolliste ne kete formacion, Iker Casillas dhe Sergio Ramos te cilet u ‘poshteruan’ nga Arjen Robben ne perballjen kunder Hollandes. Pepe i Portugalise nuk kishte se si te mungonte ne kete formacion. Qe ne ndeshjen e pare kunder Gjermanise ai doli nga fusha e lojes me karton te kuq. Steven Gerard, Sulley Muntari dhe Antonio Valencia perbejne mesfushen e kesaj skuadre. Ne sulm jane Sergio Aguerro, Fred dhe Luis Suarez. Uruguaiani edhe pse i dha kualifikimin skuadres se tij ne fazen e grupeve u denua nga Fifa per shkak te kafshimit kunder Chiellini.
Ne stolin e rezervave te kesaj skuadre jane futbolliste si Alex Song, Kagawa, Xabi Alonso, Dzeko apo Balotelli.