Formula 1. Drejtuesi i Mercedes kerkon shtimin e organikes se skuadrave

Lidhur me artikullin:

Numer me te madh punonjesish per te perballuar me suksesin sezonin e gjate te Formula 1. Ky eshte propozimi i drejtorit te Mercedes, Toto Wolff , i cili kerkon qe organika e skuadrave te zgjerohet, sidomos ne radhet e inxhiniereve dhe mekanikeve. Gjate vitit 2015 u zhvilluan 19 gara por ne kalendarin e ri parashikohet hyrja e 2 etapave me shume, çka do te thote se sezoni do te jete me i ngarkuar. Kjo do te thote se te ardhurat per skuadrat do te jene me te medha por eolf shikon edhe aspektin negativ.

“Ka njerez pro dhe kunder shtimit te garave ne kalendar sepse ne kendveshtrimin e marketingut do te thote me shume te ardhura dhe me shume audience por ne krahun tjeter, ne kendveshtrimin e organizimit te skuadrave duhet te jemi te kujdesshem sepse duhet te marrim parasysh limitet fizike dhe mendore te njerezve. Nuk jam i sigurt se me te njejtin numer njerezish mund te perballojme nje sezon kaq te ngjeshur”.

Ne kendveshtrimin e Wolff, nje zgjidhje ideale do te ishte rritja e numrit te personelit.

“Duam te punojme qe te ndryshimet e ores dhe puna e madhe te mos ndikoje ne stafin tone qe punon me kapacitet te plote. Objektivi eshte qe te mbrojme njerezit tane ne menyre qe puna e tyre te jete sa me efikase. Sigurisht qe nje ide te tille nuk mund ta mbeshtesin apo ta aplikojne te gjithe ne Formula 1”.

Kalendari i vitit 2016 parashikon 21 gara. Sezoni i ri do te startoje zyrtarisht ne daten 20 Mars dhe mbyllet ne 27 Nentor.