Formula 1. Ferrari kerkon ta nise me fitore sezonin e ri

Lidhur me artikullin:

Pas nje sezoni qe mund te konsiderohet deri diku pozitiv, tashme objektivi kryesor i Ferrarit eshte te rikthehet te suksesi.

Dicka te tille e beri te ditur vete presidenti i skuadres italiane Sergio Marchionne ne nje konference per shtyp ne Detroit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

”Gjeja me e rendesishme per Ferrarin ne vitin 2016-te eshte te beje nje paraqitje sa me te mire ne testet parasezonale qe do te zhvillohen ne Barcelone per te shkuar me pas ne Australi ku objektiv do te jete vetem fitorja. Duhet te rikthehemi me cdo kusht te suksesi, eshte ky objektivi kryesor“, deklaroi Marchionne per mediat.

Me tej numri 1 i kokekuqes u shpreh:

“Ne Australi deshirojme te jemi skuadra per t’u mundur pasi jemi ne ekipi me fitues ne historine e Formula 1. Kemi bere te gjitha investimet e kerkuara nga inxhinieret per te rikthyer titullin ne Maranello“.

Ne 2015-ten Ferrari u mjaftua me vendin e dyte ne renditjen e konstruktoreve dhe me vendin e 3-te te Sebastian Vettel ne klasifikimin per pilote. Qe prej vitit 2007 kur finlandezi Kimi Raikkonen u shpall kampion Bote, kokekuqja nuk ka fituar me nje titull kampion per pilote, por sipas Sergio Marchionnes, 2016-ta eshte viti i duhur qe Ferrari te rikthehet te sukseset.