Formula 1. Gara e fundit ne Abu Dabi percakton kampionin e Botes

Nico Rosberg apo Lewis Hamilton, cili do te jete jete kampioni i Formula 1 per vitin 2016? Sikurse ka ndodhur gjate dy viteve te fundit, emri i fituesit do te mesohet ne Cmimin e Madh te Abu Dhabit, i fundit per kete sezon. Nese Rosberg renditet ne nje nga tre vendet e para, eshte automatiksht kampion, por ekzistojne shume skenare te tjere, qe mund te favorizojne Hamilton. Me te drejte vemendja eshte e fokusuar te dyshja e Mercedesit, por gara e Abu Dhabit ofron duele te tjera qe meritojne te analizohen.

Sebastian Vettel i Ferrarit dhe Max Verstappen i Red Bullit, perkatesisht me vendin e katert dhe te peste, ndahen me vetem 5 pike nga njeri-tjetri. Dueli mes tyre po shoqerohet me tension konstant qe kur holandezi iu bashkua Red Bullit dhe u ngjit per here te pare ne shkallen me te larte te podiumit ne cmimin e madh te Spanjes. Edhe pse Verstappen ne kater cmimet e para te medha garoi per Toro Rosson, diferenca mes tyre eshte e ngushte, 197 me 192 pike. Pika kulminante e perplasjes mes tyre u shenua ne Cmimin e Meksikes, ku nuk munguan madje edhe ofendimet mes tyre. Vestappen shihet edhe si nje bombe me sahat per Mecedesin, pasi me cmendurite e tij mund te vedose ceshtjen e titullit duke nxherre jashte gare nje nga pilotet e skuadres gjermane. Temperamenti i holandezit e ka detyruar shefin e Mercedesit Toto Wolf t’i telefonoje babait te tij, te cilit i ka kerkuar qe t’i terheqe vemedjen te birit qe te mos beje ndonje marrezi.

Cili do te jete spanjolli me i miri i ketij viti ne Formula Alonso apo Sainz? Piloti i McLarenit ka 53 pike, 7 me shume se bashkekombasi i tij i Toro Rossos, por mund te te shkembejne vendet ne varesi te rezultateve te gares se Abu Dhabit.

Skudra Sauber dhe Manor, do te duelojne per te shmangur vendin e fundit per kontstruktore, pasi kane grumbulluar respektivisht 2 dhe 1 pike.

Ne cmimin e madh te vitit do t’i thone lamtumire Formules 1 dy pilotet veterane, Jenson Button dhe Felipe Massa. Per kampionin e botes ne vitin 2009, kj odo te jete gara e 305-te ne kategorine me te larte te automobilizmit, ndersa braziliani zbret per here te 250-te ne piste per nje cmim te madh ne Formula 1.