Formula 1. Hamilton fiton ne Meksike dhe mban hapur garen per titull

Lidhur me artikullin:

Lewis Hamilton fiton edhe garen e radhes se Formula 1 te zhvilluar dje ne mbremje ne Meksike, duke mbajtur ende gjalle shpresat per titullin kampion edhe pse kjo fitore mund te mos mjaftoje. Fakti qe rivali i tij kryesor, Nico Rosberg, mbrohet mire, duke u renditur gjithnje i dyti, tregon se sfida mes dy piloteve te Mercedes do te vijoje deri ne garen e fundit. Dje ne Meksike, gara dhuroi pak emocione, me dy pilotet e Mercedes qe edhe nje here bene nje gare me vete, duke komanduar garen dhe ngjitur ne podium, por fundi i gares ishte disi interesant. Hamilton beri nje gare me vete, i pashqetesuar, ndersa Rosberg u lekund ne disa momente, por arrin te mbrohet mire dhe te mos humbase shume terren ndaj britanikut. Per sa i perket vendit te trete, ai u vendos pas gares, me Verstappen qe u rendit i treti ne piste, por duke i prere rrugen Vettel dhe kjo ngjarje u hetua pas gares nga komisaret. Ata vendosen te penalizojne adoleshentin belg per veprimin dhe ngjitur ne podium ferraristin.

Gara nis me surpriza dhe incidente, teksa qe ne kthesen e pare ka kontakte ne piste, duke bere qe makina e sigurise te hyje ne piste per tri xhiro. Gjithsesi, renditja mes piloteve te kreut nuk ndryshon me Hamilton qe qendron i pari dhe Rosberg qe e ndjek pas, nderkohe qe ne pjesen e pare te gares nuk ka shume emocione. Ato shtohen kur nisin ndalesat e para ne bokse per gomat dhe ketu verehen strategjite e ndryshme, kryesisht me Vettel, qe e zgjat ndalesen per ta mbyllur garen me vetem nje ndalese, ndryshe nga makinat e tjera. Rosberg nuk arrin te kape dot Hamilton ne krye, madje ai rrezikon shume edhe me Verstappen, por ia del ta mbaje vendin e dyte edhe ne mesin e gares.

Edhe ne pjesen e dyte te gares nuk ka shume surpriza, me Hamilton qe ruan kreun, kontrollon garen dhe mban pas Rosberg, pozicione qe dy pilotet kishin qe ne fillimin e gares. Ne fund duelohet vetem per nje vend ne podium mes Verstappen dhe Vettel, me pilotin gjerman qe rikuperon fale strategjise. Dy xhiro nga fundi Vettel tenton parakalimin ndaj belgut, qe pret shkurt rrugen dhe mban vendin e trete, por kjo situate u hetua pas gares nga komisaret e pistes. Gjithsesi, Verstappen shkoi per t’u ngjitur ne podium, por teksa festonte u lajmerua per penalizimin prej 5 sekondash per veprimin dhe u largua (u klasifikua i pesti), duke i lene podiumin Vettel, qe rikthehet mes 3 me te mireve pas shume kohesh. Ricciardo u perpoq te perfitoje nga situata, por pa sukses, duke u renditur i katerti, pasi perfitoi nga penalizimi i shokut te skuadres. I gjashti u rendit Kimi Raikkonen me Ferrarin tjeter, nderkohe qe ne zonen e pikeve hyne edhe Hulkenberg, Bottas, Massa e Perez. Gara e radhes, pas dy javesh ne Brazil.