Formula 1. Pole Position i Daniel Ricciardo ne Grand Prix te Montecarlo

Red Bull eshte rikthyer. Pas suksesit te Max Verstappen ne Barcelone, ishte radha e Daniel Ricciardo per t’u shnderruar ne protagonistin kryesor te dites ne Formula 1. Ne Montecarlo piloti austrilian ishte thjeshte fantastik duke mos patur rivale as ne provat zyrtare. Pole position-i i pare ne karriere per Ricciardon erdhi ne nje piste ku ka me shume vlere, pikerisht ne Monaco aty ku parakalimet jane thuajse nje mision e pamundur, dhe ai qe del i pari ne provat zyrtare ka mbi 80% shanse per te fituar edhe garen.

Me kohen 1 minute 13 sekonda e 622 te mijtat, australiani i Red Bullit ishte thjeshte i pakapshem. Me nje Ricciardo te tille nuk mund te benin gje tjeter vecse te ndiqnin dy pilotet e Mercedes, Rosberg e Hamilton, me gjermanin qe u rendit i dyti dhe anglezin qe do te niset nga vendi i trete ne garen te Dieles. 169 te mijtat me e ngadalte se e Ricciardos ishte koha e vendosur nga Rosberg, ndersa Hamilton e pilotoi Mercdesin e tij me 320 te mijtat vonese nga australiani. Vetem vendi i 4-t per Sebastian Vettel qe gaboi ne sesionin e trete te ketyre provave zyrtare. Akoma me keq u paraqit Kimi Raikkonen i cili regjistroi kohen e 6-shte me te shpejte por ne gare do te niset nga vendi i 11-te, pasi mengjesin e te Shtunes ndryshoi kamjon ne makinen e tij dhe u penalizua me 5 pozicione nga komisaret e gares.

Zbriti me kembe ne toke pas asaj fitoreje fantastike ne Barcelone, Max Verstappen. Talenti holandez pesoi nje aksident qe ne fillimin e ketyre provave pasi u perplas me murin rrethues te pistes dhe ne kete menyre do ta nise garen nga vendi i parafundit. I 5-ti u rendit Nico Hulkenberg, dhe me Raikkonen qe do te niset nga vendi i 11-te, 10-shja e pare ne garen e Principates do te kompletohet nga Sainz, Perez, Kvyat, Alonso e Bottas.