Formula 1 – Sepang. Lewis Hamilton me i shpejte se kolegu Rosberg

Lidhur me artikullin:

Ne Sepang ngrihen temperaturat, 33 grade Celcius, me asfaltin qe arrin deri ne 53 grade, dhe po ashtu rritet dhe niveli i perballjes mes Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg, me anglezin qe fitoi statusin e me te shpejtit te te premtes. Lewis u shfaq ne forme mjaft te mire si me gomat e forta ashtu dhe me te butat, duke realizuar kohen me te mire te dites duke u permiresuar me 7/10 e sekondes ne krahasim me sesionin e pare.

Koha e tij prej 1’34”944 eshte kronometri i referimit te sesionit te dyte te provave te lira, thuajse 3/10 e sekondes me i shpejte se rezultati qe kishte arritur Rosberg, i cili premton nje beteje te forte me shokun e tij te skuadres dhe la pas Ferrarin e Sebastian Vettel i cili u rendit i treti me 661/000 e sekondes me shume se vendi i pare. Vettel e ndali kronometrin ne 1’35”605, kohe qe per disa momente i dha dhe kryesimin, duke treguar nje ritem gare mjaft interesant, shpesh ne nivelet e Mercedes, sidomos me gomat e buta.

Kimmi Raikkonen per te konfirmuar paraqitjen e mire te Ferrarit, u rendit i katerti, para Max Verstappen i shkeputur me 1”093 nga Hamilton, Sergio Perez u rendit i gjashti ndersa Fernando Alonso i shtati. Per spanjollin me McLaren eshte nje rendiment i mire duke dhene keshtu sinjale inkurajuese. Mbyllin dhjeteshen e pare Daniel Ricciardo ne vendin e tete, Nico Hulkenberg dhe Jenson Button i dhjeti.

Ne finale te gjitha skuadrat perzien kartat duke bere disa xhiro me goma te ndryshme, u prezantua serish ne piste edhe Kevin Magnuesen qe kishte bere lajm ne sesionin e pare per flaket qe perfshine Renaultin e tij. Nje pune e mire e mekanikeve per t’u rikthyer ne piste por vetem vendi i 19-te ne fund dhe madje dhe nje ekskursion ne bar dhe madje dhe nje shfryrje ne drejtim te tij nga ana e Button per ceshtjen e trajektores.