Forumi i Biznesit Shqiperi-Maqedoni: Arritjet e marredhenieve dypaleshe

Ministrja e Ekonomise, Milva Ekonomi mori pjese kete te merkure ne Forumin e Biznesit dhe te Investimeve Shqiperi-Maqedoni, ku u shpreh se ky forum ka shenuar arritje persa i perket shkembimit te informacionit lidhur me sektoret, te cilet jane percaktuar tashme ne ligjin per investimet strategjike.

“Dy vendet rikonfirmuan hapje te madhe ndaj kapitalit dhe sipermarrjes. U arrit te shkembenim informacion per zonat teknologjike dhe ekonomike me perparesi zhvillimi. Sasia e informacionit te kembyer ishte e mjaftueshme per te nxitur bashkepunimin ne te ardhmen e afert”, deklaroi Ekonomi.

Ministrja shprehu besimin e saj se, “ky fillim bashkepunimi do te kete nje jete te gjate” dhe dha garancine se “nga ana e sipermarrjes shqiptare bashkepunimi shihet me pozitivitet dhe me vrull per t’i bere gjerat te ndodhin”.

Delegacioni nga Maqedonia perbehej nga anetare te Odes Ekonomike te Maqedonise Veri-Perendimore dhe Unionit te Odave Ekonomike te Maqedonise, te cilat perfaqesonin fushat me me shume potencial si: tregtia, infrastruktura, bujqesia, energjia, turizmi, manifaktura, agjenci imobiliare, etj.

/Top Channel/