Forumi rajonal mbledh 500 biznese prodhuese e shperndarjeje nga Shqiperia, Kosova e rajoni

Me iniciative dhe ftese nga ProCredit Holding, aksionari kryesor i Bankes ProCredit Kosove, me shume se 500 biznese nga sektoret e prodhimit dhe shperndarjes nga vendet e rajonit si Shqiperi, Maqedoni, Serbi, Greqi, Bullgari, Ukraine, Gjeorgji etj, perfshire ketu edhe 40 biznese nga Kosova jane takuar ne Selanik te Greqise ne nje forum te perbashket rajonal me te vetmin qellim qe te krijohen relacione te reja dhe te forcohen marredheniet nderkombetare afariste te klienteve te biznesit.

Si grup i bankave te specializuar ne mbeshtetjen e bizneseve, ProCredit Holding ndermori kete iniciative bazuar ne rendesine e vendosjes se kontakteve dhe partneriteteve te reja si pjese esenciale e zhvillimit te bizneseve nga rajoni.

“Pikerisht ky takim rajonal eshte ne frymen e mbeshtetjes se bizneseve nga Bankat ProCredit. Ne kemi krijuar infrastrukture efikase te bankimit rajonal, çka e lehteson bashkepunimin e bizneseve ne nivel rajoni”, ka deklaruar Ilir I. Aliu, Drejtor Gjeneral ne Banken ProCredit ne Kosove.

Ne anen tjeter Borislav Konstandinov anetar i Bordit Menaxhues te ProCredit Holding dhe Kryetar i Bordit te Drejtoreve te ProCredit Bank ne Kosove deklaroi “ Ne shpresojme se ky forum do te jete edhe nje burim stabiliteti per klientet tane te biznesit. Ne kemi per qellim qe te ndihmojme krijimin e lidhjeve te ngushta afariste dhe identifikimin e mundesive te biznesit edhe pertej-kufirit me qellim qe te mund te kete bashkepunim me sukses ne rajon dhe ne Evrope, si teresi.

Perveç iniciativave te tilla, hap konkret eshte ndermarre edhe ne lehtesim te kryerjes se transferteve nderkombetare, ku Banka ProCredit ne Gjermani eshte banka e vetme korrespodente per transfertet per tere grupin e bankave ProCredit, qe siguron qe transfertet te kryhen shpejt, ne menyre efektive dhe me çmime te uleta, çmime keto me te uletat ne rajon.
Per me shume, gjate ketij forumi Fondi Evropian per Investime (EIF) perfaqesuar nga Drejtori Gjeneral Pier Luigi Gilibert dhe Borislav Konstandinov anetar i Bordit Menaxhues te ProCredit Holding kane nenshkruar nje marreveshje garancie prej 20 milione euro per te mbeshtetur ndermarrjet e vogla dhe te mesme (NVM-te) permes bankes ProCredit ne Greqi e cila filloi ofrimin e sherbimeve bankare ne Nentor te vitit 2015.

Garancia bankare eshte ne kuader te financimit InnovFin – BE per inovatoret, nje iniciative kjo e mbeshtetur nga Komisioni Evropian.

/Telegrafi