Franca është gati për Rusi 2018. ‘Shkërmoq’ Italinë e Mancini

Franca dhuron spektakël në miqësoren me Italinë në “Allianz Riviera” të Nices, duke fituar 3-1 në klasiken e futbollit europian. Përfaqësuesja e “Gjelave” tregoi potencialin e madh në prag të Botërorit, duke u konfirmuar një nga pretendentet kryesore të turneut që do të zhvillohet në Rusi.

Samuel Umtiti realizoi që në minutën e tetë, pas një topi të mbetur në zonën e portierit.

Luaj me ne! Luaj Online! Kliko Këtu lottosport.com.al

Antoine Griezmann shndërroi në gol një 11-metërsh në fituar nga francezët në minutën e 29-të, ndërsa në të 36-ën ngushtoi në 2-1 shifrat Leonardo Bonucci, pas një goditjeje standard të ekzekutuar nga Balotelli, që nuk u kontrollua si duhet nga portieri francez.

Në pjesën e dytë Dembele fillimisht goditi traversën, ndërsa në minutën e 63-të shënoi një gol të bukur, duke i dhënë një trajektore të pakapshme topit. Përtej fitores së Francës edhe Italia e drejtuar nga Mancini dha shkëndija me lojën e saj, me Balotellin që kthehet në pikë referimi në sulmit e të kaltërve.