Franca ndalon gotat, pjatat dhe enet e tjera plastike

Franca ka miratuar nje ligj te ri per te siguruar te gjitha gotat, pjatat dhe objekte te tjera plastike qe te behen nga materiale biologjike dhe te mund te dekompozitohen.

Ligji, i cili hyn ne fuqi ne vitin 2020, eshte pjese e Tranzicionit te Energjise per ‘Rritjen e Gjelber’ – nje plan ambicioz qe synon te lejoje Francen te jape nje kontribut me efektiv ne trajtimin e ndryshimit te klimes.

Edhe pse organizatat ekologjike jane ne favor te ndalimit, te tjera argumentojne se ajo ka shkelur rregullat e Bashkimit Europian mbi levizjen e lire te mallrave.

‘Pack2Go Europe’, nje organizate me baze ne Bruksel qe perfaqeson prodhuesit e paketimeve europiane, thote se do te vazhdoje te luftoje ligjin e ri dhe shpreson se nuk do te perhapet ne pjesen tjeter te kontinentit.

“Ne po i kerkojme Komisionit Evropian per te bere gjene e duhur dhe per te ndermarre veprime ligjore kunder Frances per shkeljen e ligjit Europian”, ka thene sekretari i pergjithshem i Pack2go Europe Eamonn Bates per ‘The Associated Press’. “Nese ata nuk e bejne, do t’a bejme ne.”

Z. Bates beson se nuk ka prova qe materialet biologjike jane me te dobishme per mjedisin dhe se ndalimi mund t’a beje situaten edhe me keq dhe njerezit mund te keqkuptojne shkallen e dekompozimit.

“Ndalimi do te kuptohet nga ana e konsumatoreve, qe do te thote se eshte ne rregull per te lene kete paketim prapa, pas perdorimit, sepse eshte e lehte te dekompozohet ne natyre. Kjo nuk ka sens! Ajo mund edhe t’a beje problemin me keq,” shtoi ai .

Ky artikull u publikua se pari tek www.businessmag.al