Franca nen terror. Sulme me arme dhe shperthime bombe. 40 te vdekur dhe shume pengje

Lidhur me artikullin:

Parisi eshte mberthyer nga terrori nga tre sulme ne zemer te qytetit, ku kane mbetur 40 persona te vdekur. Ka pasur te shtena me arme brenda nje restoranti, dy shperthime prane stadiumit “Stade de France” kur po luhej ndeshja miqesore France-Gjermani dhe te shtena ne nje salle koncerti, ku terroristet po mbajne peng 100 persona.

Raportohet se ka te pakten 11 persona te vrare ne restorantin qe ndodhet prane redaksise se revistes “Charlie Hebdo”, qe ishte ne shenjester te nje sulmi ne janar te ketij viti dhe 15 te tjere te vdekur ne sallen e koncertit, thone zyrtaret.

Te shtena jane degjuar dhe nje lokal tjeter ne Paris. “Jemi te gjithe te tmerruar dhe na u tha qe te largoheshim sa me shpejt te ishte e mundur”, thote Gilles Avel, 19 vjeçe, studente e cila po kalonte naten jashte me miqte e saj afer salles se koncertit ne Bataclan.

ORA 23:54 Hollande: Do mbyllim kufirin
Presidenti i France, Francois Hollande ka deklaruar vendimin per te mbyllur te gjithe kufijte shteterore. Duke e cilesuar kete moment si shume delikat, Hollande i kerkoi Frances te tregohet e forte. Ai e mbylli deklaraten e shkurter duke thene: Rrofte Franca! Rrofte Republika!

ORA 23:46 Obama: Ajo qe po ndodh ne France kercenim per te gjithe

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka dale ne nje deklarate per mediet ku deklaroi se SHBA do te beje gjithçka per te çuar para drejtesise pergjegjesit e kesaj ngjarjeje te ndodhur ne France. Obama theksoi se ajo qe po ndodh ne Paris eshte nje kercenim per te gjithe boten.

“Qeveria amerikane ka vendosur te ndihmoje Francen. Francezet kane qendruar krah popullit amerikan ne luften ndaj terrorizmit dhe ne do te bejme te njejten gje. Ajo qe po ndodh ne France eshte nje kercenim per te gjithe ne. eshte nje moment tragjedie. Do te bejme gjithçka qe duhet per te punuar me popullin francez dhe me te gjithe boten per te çuar para drejtesise keta terroriste. Besoj ne vijim do te mesojme me shume se çfare ka ndodhur dhe kush eshte pergjegjes per kete. Ne keto momente ka ende rrezik”, tha Obama.

ORA 23:36 Presidenti francez takim ne bunkerin e sigurise

Presidenti France, Francois Hollande po zhvillon nje takim me kryeministrin dhe ministrin e Brendshem po zhvillojne nje takim ne ate qe quhet bunkeri i sigurise.

Nderkohe, Reuters raporton se zyrtaret amerikane thone se sulmet kane qene te koordinuara bazuar nga te dhena te meparshme.

Nderkohe autoritetet e Bashkise se Parisit u ka kerkuar banoreve qe te qendrojne te mbyllur ne banesat e tyre.

201131

ORA 23:31 Policia konfirmon 40 te vdekur

Autoritetet policore kane konfirmuar te pakten 40 persona te vdekur. Nderkohe gjithashtu raportohet se kemi te bejme nje sulm te koordinuar terrorist, ku gjate sulmit ne restorant jane degjuar dhe thirrje xhinadiste.

ORA 23:23 MPJ: Nuk ka shqiptare mes viktimave

Ministria e Jashtme shqiptare konfirmon se deri tani nuk ka shqiptare te identifikuar mes viktimave te sulmeve terroriste ne Paris.
ORA 23:20 Stadiumi, tifozet hyjne ne fushe

Tifozet qe po ndiqnin ndeshjen dhe lojtaret jane bllokuar ne stadium per shkak te frikes se ndonje sulmi te mundshem. Pamjet qe transmetojne mediet franceze tregohen tifozet e frikesuar ne fushe.

ORA 23:06 Konfirmohen 26 te vdekur

Te pakten 26 persona kane mbetur te vrare gjate te shtenave dhe nje shperthimi ne Paris. Lajmi konfirmohet nga dy zyrtare te policise. Kjo ngjarje cilesohet si nje nga ngjarjet me vdekjeprurese ne France ne dekada. Nje nga zyrtaret thote se 11 persona jane vrare ne nje restorant, ndersa 15 te tjere ne nje teater, ku po ndodh dhe nje pengmarrje.

201136_1 201138 201140_2

ORA 22:45 Te pakten 18 te vrare

18 persona jane vrare dhe shume te tjere kane mbetur te plagosur ne qender te Parisit pas nje sulmi me kallashnikov.

Te shtenat dhe ulerimat jane degjuar Brenda nje restoranti, prane te cilit ndodhet revista “Charli Hebdo”.

Zyrtaret franceze thone se ka pasur dhe nje shperthim prane stadiumit “Stade de France”, ku po luhet ndeshja France-Gjermani. Por, nuk dihet nese keto dy akte kane lidhje.

Gjithashtu ka raporte te pakonfirmuara se agresori prane stadiumit ka kryer shperthim vetevrares.

Presidenti francez, Francois Hollande i cili ndodhej ne stadium per te ndjekur ndeshjes, eshte evakuuar.

Gjithashtu ne nje tjeter vend, ne nje koncert ne Bataclan, po ndodh nje pengmarrje.

201130_2