France Football zbulon 30 kandidatet per Topin e Arte

Lidhur me artikullin:

30 emra ne garen per Topin e Arte 2016. Revista “France Football”, qe rimori drejtimin e çmimit prestigjoz pas bashkepunimit 6-vjeçar me FIFA zbuloi listen e shkurter te kandidateve ne garen per futbollistin me te mire. Kampionatin spanjoll dominon me 13 lojtare, ku Cristiano Ronaldo eshte favoriti per te fituar. Pavaresisht se eshte ne krize dhe e ka nisur sezonin nen pritshmerite, ylli i Real Madrid ka garancine se triumfoi ne Champions League me “Los Blancos” dhe ne Kampionatin Europian me Portugaline.

Deri me tani Cristiano Ronaldo ka realizuar vetem 4 gola, nga te cilet dy ne La Ligan spanjolle, ndersa sfida e fundit ndaj Athletic Bilbao konfirmoi momentin negativ, me sulmuesin qe gaboi ne gjithçka qe bente. Mes rivaleve me te medhenj te portugezit jane 5 here fituesi Lionel Messi, qe mund te thote fjalen e tij dhe sulmuesit Antoine Griezmann e Luis Suarez, ndersa nga klubet iberike nuk mund te mungonin emra si Toni Kroos, Gareth Bale, Andres Iniesta.

Ne liste jane te pranishem 4 portiere, duke nisur me Gianluigi Buffon, i vetmi lojtar italian, Hugo Lloris, Manuel Neuer dhe Rui Patricio. Risite perbehen nga sulmuesi anglez Jamie Vardy dhe mesfushori algjerian Riyad Mahrez, qe sezonin e kaluar shkelqyen ne suksesin e Leicester ne Premier League. Mes emrave te medhenj, qe kryesisht lidhen me sulmin nuk mungojne Neymar i Barcelones, Robert Lewandowski dhe Thomas Muller te Bayern Munchen, dyshja e Juventusit Gonzalo Higuain e Paulo Dybala, Sergio Aguero i Manchester City, Pierre-Emerick Aubameyang i Borussia Dortmund apo dy yjet e transferuar gjate veres te Manchester United, Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba.

Votimi per fituesin e Topit te Arte 2016 nuk do te behet me nga lojtaret dhe trajneret, por nga nje juri e gazetareve nga e gjithe bota, siç ndodhte ne te kaluaren. Fituesi do te zbulohet ne mbremjen gala qe do te organizohet me 13 Dhjetor.