Frank De Boer ne Milano. Gati te nenshkruaje per 3 sezone me Inter

Lidhur me artikullin:

Aventura e Frank De Boer fillon ne oren 18:45 ne Milano. Aeroporti Linate, ku nje grup i madh gazetaresh, ishin mbledhur plot kureshti ne pritje te holandezit. Ai shoqerohet nga nje prej zedhenesve te Inter, por nuk ka ngurruar te thote disa fjale per mikrofonat.

“Jam shume i lumtur qe do t’i bashkohem Inter, por per tani nuk do te them gje tjeter. Do te flasim neser.”

Ne 24 ore, kur De Boer do te prezantohet si trajneri i ri i Inter gjate konferences per shtyp. Ai do te jete trashegimtari Roberto Mancini.

Edhe klubi e beri zyrtare mberritjen e tij duke postuar nje video ne faqen zyrtare te Twitter.

Pak pasi kishte zbritur nga avioni, holandezi, i shoqeruar nga bashkepunetoret e tij, eshte nisur drejt nje dhome te rezervuar ne katin e pare te aeroportit, ku eshte takuar me drejtuesit dhe avokatet e Inter. Stafi i tij do te jete Orlando Trustfull (asistenti i tij), Alessandro Schoenmaker (psikolog), Michele Santoni (analist i videove), Michel Kreek (shoku qe ka qene me te ne akademine e Ajax). Pritet qe ai te nenshkruaje nje kontrate trevjeçare, ku vitin e pare do te fitoje 2 milione euro, dhe 3 milione euro ne dy vitet e tjera.