Frike nga arrestimi. Hakan Sukur arratiset ne SHBA

Lidhur me artikullin:

Dora e hekurt e perdorur nga Qeveria e Turqise pas grushtit te shtetit eshte shtrire deri ne instancat me te larta te futbollit. Pak jave me pare, i ati i ish sulmuesit Hakan Sukur qe konsiderihet nje nga emrat me te lavdishem te futbollit turk, u arrestua me akuzen e pjesemarrjes ne organizimin e grushtit te shtetit. Ketu nisen edhe problemet per ish sulmuesin e Kombetares se Turqise dhe Galatasaray. Ne Stamboll gjuetia e shtrigave vazhdon dhe as ish sulmuesit Hakan Sukur nuk i ben pune emri qe mban mbi supe. Mekanizmat e qeverise i kane shtrire tentakulat edhe ne futboll pasi Sukur eshte perjashtuar nga bordi drejtues i Galatasaray bashke me tre persona te tjere.

Perveç Sukur, behet fjale edhe per Arif Erdem e Ismail Demiriz. Informacionet nuk jane ende te qarta, por vendimi i marre nga drejtuesit e klubit eshte nxitur nga qeveria pasi ata dyshohen per perfshirje ne organizimin e grushtit te shtetit pak jave me pare. Aktualisht, Sukur ka preferuar te largohet nga Turqia. Ish sulmuesi i trembet nje arrestimi te mundshem dhe ka zgjedhur te udhetoje drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Situata eshte me e rende per ish lojtarin e Galatasaray dhe Kombetares, Ismail Demiriz, i cili eshte burgosur ne Stamboll. Nje tjeter emer i shenjestruar nga organet hetuese eshte edhe basketbollisti Enes Kanter, i cili konsiderohet si nje nga te rinjte me premtues te koshit turk. Aktualisht ai eshte pjese e NBA ne radhet e Utah Jazz, por familja e tij akuzohet nga autoritetet turke duke u arratisur drejt SHBA-se.