Frike nga ndeshkimi me vdekje. Ne Filipine perdoruesit e droges i dorezohen policise

Perdoruesit e droges ne burg dhe kufomat e shperndaresve neper rruget e Filipineve. Kjo eshte situata. 60 mije narkomane u dorezuan vete ne polici pasi Presidenti u tha qytetareve “Ecni perpara dhe vritini te gjithe perdoruesit e droges”, shkruan Daily Mail.

Gati 60 mije perdorues droge ne Filipine jane dorezuar vete tek autoritetet pasi Presidenti Rodrigo Duterte u beri thirrje qytetareve te “te ecin perpara dhe te vrasin shperndaresit dhe perdoruesit e droges.”

Presidenti Durerte i quajtur “Ndeshkuesi” fitoi zgjedhjet ne mase dhe premtoi se ligji do te godase rende per drogen.

‘Keta bij k… jane duke shkaterruar femijet tane. Ju paralajmeroj, mos vazhdoni me te, se edhe po te jesh polic, une me te vertete qe do te te vras,” tha presidenti ne nje fjalim ne kryeqytetin e vendit, Manila.

Sekretari i Zyres se Komunikimeve te Presidences, Martin Adanar, tha se afro 60 mije persona te varur nga droga jane dorezuar tek autoritetet qekurse administrata filloi te intensifikoje fushaten kunder droges.

Policia ka konfirmuar vrasjen e me shume se 110 te dyshuarve per droge qekurse presidenti erdhi ne fuqi, ndersa mediat vendase kane raportuar shifra qe shkojne deri ne 200 te vrare. (Lexo me shume)

Se fundmi, te pakten 43 mije trafikante droge jane “neutralizuar” dhe 300 kg “shabu”, nje methamphetamine Kristal, eshte konfiskuar, sipas raporteve lokale.

Presidenti Durerte ka paralajmeruar nje gjakderdhje ne mase si pjese e luftes se qeverise kunder droges.

Ai u zotua gjate fushates elektorale se 100 mije persona do te vdisnin dhe keshtu qe shume trupa do te hidheshin ne Manila Bay, qe peshku atje te mund te vinte dhjame duke u ushqyer me ta, siç njoftoi “South China Morning Post”.

Durerte i ka thene gjithashtu policeve se ai do t’i mbroje nga pasojat ligjore nese vrasin shperndaresit e droges.