FSHF ‘nxjerr’ nga kriza Flamurtarin. Garanton pagat e prapambetura

Lidhur me artikullin:

Nentori me diell ne Vlore ka larguar edhe rete e zeza nga Flamurtari. Ne skuadren kuqezi jane ne feste, pasi klubi derdhi ne llogarite bankare te lojtareve pagat e prapambetura te pese muajve, si edhe 10 per qind me teper per çdo muaj vonese. Drejtuesit e klubit njoftuan Bruno Telushin per pagesen e detyrimeve te prapambetura dhe me pas ishte kapiteni, ai qe shperndau lajmin e mire te pjesa tjeter e skuadres. Pas agonise disa-mujore dhe ankthit per te ardhmen e klubit, me rrezikun konstant te renies nga kategoria, lajmet e mira shoqerojne njera-tjetren ne Vlore.

Per te arritur te pagesa e pese pagave te prapambetura te skuadres, se bashku me 10 per qind interes per çdo muaj vonese, me pare klubi zgjidhi çeshtjet me emergjente, dhe qe rrezikonin seriozisht emrin e Flamurtarit. Fillimisht u evitua renia e skuadres nga kategoria prej borxheve te sezoneve te meparshme. Pas heqjes se 6 pikeve ne renditje nga Komisioni i Disiplines per kalimin e afateve per shlyerjen e ish-futbollisteve, klubi kuqezi u ndihmua nga Federata Shqiptare e Futbollit per pagesen e nje pjese te pagesave te prapambetura ndaj futbollisteve Artan Sakaj, Polizoi Arbri, Franc Veliu e Erjon Vucaj.

Kesti i pare i detyrimeve ndaj lojtareve do te paguhet nga fondet e federates, me shifren qe do ti mbahet klubit nga perfitimet e te drejtes televizive dhe te ardhurat e tjera nga organizmat nderkombetare. Me rrezikun te arkivuar, ne Vlore u zgjidh edhe çeshtja e pagesave te lojtareve aktuale. Nje menyre per te garantuar ecurine e skuadres ne kete sezon dhe per te evituar eksodin masiv te lojtareve.

Rikuperimi i 6 pikeve te hequra ne renditje mbetet sfida e radhes per skuadren. Me kualitetin qe kuqezinjte zoterojne, stabiliteti financiar mjafton per tu perqendruar vetem te futbolli dhe per te mbyllur nje tjeter sezon qe nisi me ambicie te medha, por ku vlonjateve me pare u duhet te sigurojne mbijetesen ne elite.