Fuqizimi i Bizneseve Shqiptare- Kurset Wifi dhe rendesia e tyre

Dhoma e Tregtise e Tiranes se fundmi ne periudhen Dhjetor 2014 rinenshkroi marreveshjen ndermjet WKO (Dhomes Austriake te Tregtise) –WIFI International.

INTERVISTE ME AJSELA TELI – Koordinatore Trajnimesh

Kur ka nisur kjo marredhenie?

Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane, ne te mire te ngritjes se shkalles se pergatitjes te biznesit shqiptar dhe zhvillimit te metejshem te marredhenieve ekonomike tregtare, qe i sherbejne interesit te perbashket te dy paleve Shqiperi –Austri rinenshkroi , edhe nje marreveshje 3 vjeçare te bashkepunimit ndermjet kesaj dhome CCIT dhe Dhomes Ekonomike te Austrise WKO-WIFI per Trajnimin Profesional te Biznesit shqiptar ne Menaxhimin e Sipermarrjes dhe bashkepunimit me Bizneset Austriake.

Kjo marredhenie filloi ne CCIT dhe WKO qe ne 2009, me nje marreveshje 6 vjeçare e cila per nje pjese te Biznesit Shqiptar ka rezultuar shume e suksesshme, si nga krijimi i partneritetit me biznesin austriak, dhe nga ngritja profesionale e nivelit menaxherial, pjese- marres ne keto Kurse.

Rendesia e WIFI

Instituti per Promovimin Ekonomik WIFI-IKT eshte institucioni me i madh edukues i Dhomes Austriake Federale te Tregtise dhe ofruesi me i njohur i Trajnimit Profesional dhe edukimit te avancuar ne Austri.

WIFI- International Know How Transfer (Transferta Nderkombetare e Dijeve, ose WIFI- IKT) eshte pjese e Dhomes Austriake te Tregtise, e themeluar per te asistuar biznesin ne ngritjen, forcimin dhe zhvillimin e metejshem te tij.

Qellimi kryesor i WIFI –IKT eshte te kontribuoje ne menyre aktive ne zhvillimin ekonomik te vendeve ne te cilat ai fokusohet dhe njekohesisht te vazhdoje te hape horizonte te reja mbi ekonomine austriake/nderkombetare dhe mundesine e bashke- punimit te ketyre ekonomive me ato te vendeve ne zhvillim.

Si ofrohen keto Kurse WIFI nga CCIT tek Biznesi shqiptar?

Kurset WIFI International jane kurse te cilat ofrohen tek niveli menaxherial i Biznesit Shqiptar/ Perfaqesuesit te Biznesit Ato ofrojne nje Trajnim 9 ditore me Lektore Austriake, te çertifikuar nderkombetarisht dhe kane si qellim kryesor mundesine e partneritetit me Bizneset Austriake. Kurset WIFI te ofruara nga CCIT jane kurse te subvencionuara nga WIFI International / WKO me qellim qe tu vine ne ndihme biznesit shqiptar per binjakezim me bizneset austriake. Qellimi i WIFI-t eshte per te nxitur zhvillimin e njerezve, bizneseve, institucioneve ne vende jashte Bashkimit Evropian, duke ofruar nje program gjitheperfshires dhe te pershtatur te Kurseve.

Keto trajnime ofrohen ne bashke- punim me Dhomen Austriake te Tregetise, me qellim eksportin e dijeve nderkombetare dhe multikulturarizmin nga pala austriake & kontakteve b2b qe vjen si ndihmese dhe asistence per biznesin shqiptar, duke ndikuar ne zhvillimin ekonomik te tij.

Pas zhvillimit te Trajnimit ne Menaxhimin e Sipermarrjes prane CCIT, te gjithe te Trajnuarit kane mundesine e nje Vizite 4 ditore ne WIEN.

Si po punon WIFI Austria ne vendin tone deri tani? A ka patur partneritete?

WIFI-IKT ka si qellim mundesine e bashkepunimit, binjakezimit te bizneseve shqiptare me bizneset austriake. Nga keto partneritete deri tani, ne kurset e meparshme, kane fituar disa biznese shqiptare, te cilat kane gjetur kliente te rinj ne tregun austriak, duke siguruar kontrata investimi, mundesi eksporti, bashkefinancimi dhe transferimi te dijeve bashkohore austriake, çka i ka ndihmuar te zgjerohen ne tregun shqiptar, mbi bazen e pervojes dhe partneritetit austriak. Te gjitha sipermarrjet shqiptare qe kane zhvilluar takimet B2B ne Austri nepermjet kurseve WIFI, zoterojne sot njohuri te thelluara per tregun e ketij vendi te zhvilluar.

Per çfare vlen diploma e WIFI-t? Perse duhet ta synoje ate nje sipermarres shqiptar, ose i pune- suar ne kompani shqiptare?
Diploma qe merret nga WIFI verteton aftesite e individeve ne baze te standarteve nderkombetare. Ajo njihet ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ajo verteton aftesite e individeve, te bazuara ne norma nderkom betare dhe ne Aktin e Akreditimit ACT, ne menyre te pavarur dhe neutrale. Provimet dhe Diploma jane te bazuara ne rregullat e miratuara nga Ministria e Ekonomise se Austrise.

Çfare bejne ne Austri te trajnuarit nga bizneset shqiptare?

Gjate vizites 4 ditore ne Austri, fituesve te provimit u jepen diplomat perkatese (nga WIFI Austria), te njohura ne te gjitha vendet e Bashkimit Europian. Po ashtu, organizohet nje takim ne Dhomen e Ekonomike te Austrise dhe zhvillohet nje forum biznesi ndermjet te dy vendeve, ku biznesmenet shqiptare, qe kane marre pjese ne trajnim, kane mundesine e kontakteve (B2B) me bizneset vendase per shkembim pervoje e bashkepunim. Organizohen takime dy paleshe B2B me bizneset austriake, qe jane ne fusha relevante per biznesin shqiptar, keto te percaktuara sipas nevojave te biznesit shqiptar. Organizimi i takimeve behet nga Dhoma Ekonomike Federale e Austrise, ne baze te nje plani paraprak te hartuar sipas kerkesave te biznesmeneve shqiptare dhe austriake. Nje pergatitje profesionale e te diplomuarve eshte thelbesore per te arritur rezultate te mira nga takimet e tyre te biznesit ne Austri.

Si ndikon marrja e eksperiences dhe bashke- punimi me bizneset austriake?

wifi-kurse-businessmag-300x200

Bashkepunimi me bizneset austriake u mundeson kompanive shqiptare jo vetem akses ne tregun e zhvilluar austriak, por edhe shanse te shumta per te njohur jo vetem kliente te rinj per produktet dhe sherbimet e tyre, por edhe partnere te ardhshem ne zhvillim e rinovim, si dhe pjestare potenciale ne investime te perbashketa, ne bashkeveprime me bankat, etj.
Suksesi me WIFIN bazohet gjithmone ne njohuri te gjera dhe ne avantazhe ne know-how.

Me nente organizatat kombetare te perfaqesuara ne te gjitha Federatat Austriake dhe me me shume se 80 qendra Trajnimi pasarsimore, Institutet e Promovimit te Ekonomise Austriake (WIFI) jane ne Austri partneri kryesor i ekonomise austriake.

Çdo vit 25.000 kurse e seminare te organizuara nga WIFI vizitohen nga 300.000 kliente dhe 12.000 trajnere kompetente nga fusha e biznesit jane ne sherbim te WIFI-t.

Punonjesit e WIFI ose te angazhuar nga kjo strukture, jane eksperte ne kurse trajnimi, seminare dhe konsultime ne te gjithe boten. Qellimet e ekspertizes WIFI jane Edukimi Profesional, Promovimi i marredhenieve ekonomike.

Dyer te hapura per bashkepunim nderkombetar dhe Shkembim eksperiencash dhe krijim te rrjeteve. Permes moduleve te tyre te trajnimit, pjese- marresit mund te transferojne menjehere praktikat e tyre te biznesit.

A kane standarde cilesie te njohura ne bote keto trajnime?

Kurset e trajnimit dhe provimet jane te zhvilluara sipas nje sistemi efektiv te menaxhimit te cilesise, ne perputhje me kerkesat e standardit nderkombetar ISO 9001:2008. Ne keto seminare mund te marrin pjese sipermarres te nivelit te mesem dhe te larte, si dhe menaxhere qe duan te permiresojne njohurite e tyre.

Mund te marrin pjese dhe menaxhere e administratore te Kompanive, te cilet jane te interesuar per trajnime profesionale dhe per nje shkembim eksperience dhe bashkepunimi me bizneset austriake. Pjesemarresit mesojne rreth apo zgjerojne njohurite e tyre ne menaxhimin efiçient te kompanive, ne metodat me te mira rreth ngritjes se Performances, ne teknikat e reja te menaxhimit dhe menyrat e perdorimit te tyre.

Lektoret Austriake, jane Prof. Nderkombetar, me pervoje te gjate akademike dhe profesionale ne fushen e menaxhimit dhe lidershipit

Kush mund te marre pjese ne keto trajnime?

Ne keto seminare mund te marrin pjese sipermarres te nivelit te mesem dhe te larte, si dhe menaxhere qe duan te permiresojne njohurite e tyre. Mund te marrin pjese menaxhere e administratore te Kompanive, te cilet jane te interesuar per trajnime profesionale dhe per bashkepunim me bizneset austriake ne te gjitha fushat qe ato kane interes.

Cili eshte aktiviteti juaj i tanishem me WIFI-n?

Shume shpejt do te organizojme trajnimin profesional per Menaxhimin e Sipermarrjes. Moduli i pare i ketij kursi i fokusuar ne “Top Managamet”, zhvillohet ne ambientet e trajnimit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane ne datat 14-16 Mars 2016 / Business Rhetoric – CRM – Negotiation and argumentation techniques with international clients. Moduli i dyte per “International Managemnt – Innovative Strategies for Marketing, Business Plan for International Activities ” zhvillohet ne datat 22-23-24 Mars 2016 ndersa Moduli i trete per “EC Fund raising Programmes & International Project Manegement ” zhvillohet ne datat 29-30-31 Mars 2016, po ne ambientet e Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane. Vizita ne Vjene ne datat 6-10 Qershor 2016.

Te gjithe ata qe jane te interesuar mund te drejtohen ne kontaktet si vijojne: Ajsela Teli, Koordinatore Trajnimesh, Rr. Kavajes nr. 6, Tirane +355 045800934 / +355 696346937

Ju falemnderit !

/Ky artikull u publikua me pare te Business Magazine Albania.