Fushata anti-informalitet, ne Shtator-Tetor 73 mije largime nga puna

Listat e te larguarve nga puna per periudhen shtator-tetor te ketij viti tregojne nje situate vertet alarmante te pushimeve nga puna te punonjesve. Sipas listave, te ndara sipas rretheve, jane rreth 73 mije largime nga puna te deklaruara te punonjesve per shtatorin dhe tetorin 2015, shume prej te cileve i perkasin industrise se kepuceve e veshjeve dhe te call center, dy sektoret qe kane qene gjeneruesit kryesore te punesimit ne vend.

Keto te dhena kane shqetesuar dhe drejtoreshen e pergjithshme te Tatimeve, Briseida Shehaj, e cila ne nje email drejtuar stafit u thote atyre “Dua urgjent analizen sidomos drejtoria e VIP, jane 4800 largime dhe eshte alarmante. Kontaktoni çdo subjekt”.

lufta kundër informalitetit-largimet nga puna-businessmag

Sipas listave, rekordin e mban Tirana me rreth 29 mije largime. Edhe bizneset VIP kane shkurtuar ne dy muaj rreth 9500 punonjes.

Ne listen e kompanive qe kane shkurtuar punonjes mbizoterojne ato te fasonit, por edhe te call center. Ky i fundit ishte i vetmi sektor qe ishte aktiv ne punesimin e te rinjve vitin e fundit, por qe ka deklaruar shume shkurtime ne shtator e tetor.

Shkurtime ka bere dhe administrata shteterore, sidomos ne Tirane, apo dhe Komunat, ne kuader te reformes se re administrative. Shkurtime kane pasur dhe kompanite e ndertimit.

Rrethi i dyte qe ka humbur me shume vende pune, eshte ai i Durres, me rreth 8300. Edhe ne kete qytet, ka shume kompani fason, kryesisht veshje, qe kane ulur numrin e te punesuarve.

Ne Shkoder, rezulton qe biznesi i veshjeve dhe i kepuceve eshte ne veshtiresi. Nje numer i madh sipermarrjesh te ketij sektori po shkurtojne me dhjetera punonjes. Ne Shkoder jane larguar rreth 4100 punonjes ne dy muajt ne fjale.

Rreth 3000-4000 te larguar ka pasur dhe ne qytetet e Elbasanit, Fierit dhe Vlores.

largimet nga puna-lufta kundër informalitetit-businessmag

 

 

Keto shkurtime masive te vendeve te punes perkojne me fushaten anti-informalitet, me nje presion te shtuar ndaj bizneseve dhe ashpersimin e gjobave per punonjes te pasiguruar dhe deri te kercenimet per burgim. Ne kahun tjeter, ekonomia dhe konsumi po ngadalesohen, burimet e financimit kane shteruar (banka nuk po japin me kredi), çka ka vene realisht ne veshtiresi biznesin. Banka e Shqiperise uli se fundmi per here te dyte pritshmerite per rritjen ekonomike, ne 2.5% (parashikimi fillestar ishte 3%, qe u ul ne mes te vitit ne 2.7%).

Sipermarres te sektorit te veshjeve pohojne se ata nuk kane me interes te shtojne fuqi punetore, pasi dhe situata ne Itali nuk eshte pozitive, por edhe ambienti i brendshem nuk eshte favorizues. “Po maksimizojme burimet qe kemi dhe po mbajme personelin e kualifikuar”, thone fasonistet, duke shtuar se sipermarresit tani, qe “u jane prere kembet” po i bejne mire llogarite, duke larguar punonjesit me rendiment te ulet.

Fushata anti- informalitet shton ne skeme 141 mije persona.

Megjithate, fushata kunder informalitetit ka pasur dhe aspektin e saj pozitiv, ne shtimin e numrit te punonjesve te deklaruar, qe jane me te larta se numri i te larguarve. Per shtator-tetor 2015, rezultojne te jene futur ne skeme rreth 141 mije persona, nga te cilet rreth 90 mije vetem ne shtator, kur filloi aksioni.

Si rrjedhoje, diferenca neto e vendeve te shtuara te punes, eshte rreth 68 mije.
Megjithate, ndersa te shtuarit ne skeme kane qene ne pjesen me te madhe te punesuar, por ne te zeze, dhe thjesht jane formalizuar (nje pjese e madhe e atyre qe jane futur ne skeme jane biznese individe, te vetepunesuar), largimet masive nga puna tregojne se rreth 73 mije familjeve (apo 10% te totalit te famijleve shqiptare) u ka ikur te pakten nje burim te ardhurash.

Krahasimi me muajt e meparshem, per te pare nese numri i te larguarve ka qene po aq i larte, apo kjo dukuri eshte pershpejtuar ne shtator-tetor eshte disi i pamundur, pasi tatimet nuk i kane mbajtur te dhenat e detajuara ne kete forme me pare, por gjithsesi vleresohet se situata eshte perkeqesuar. Nga tabelat e largimeve dhe punesimeve rezulton qe sipermarrjet qe kane larguar punonjes nga puna, nuk kane marre te tjere, nderkohe qe ka dhe biznese qe kane pushuar 20-30 punonjes njeheresh.

/Balkanweb/