Futboll, ndeshjet e dites se sotme

Bayern Munchen zbret ne fushe per ndeshjen e fundit te ketij viti me Bundesligen qe luan raundin e 17, para pauzes se gjate nje mujore te festave.
Kampionet e Gjermanise ne qender te vemendjes per largimin e Guardioles ne fund te sezonit dhe rinovimin e fresket te kontaratve te kater yjeve te skuadres e kane te sigurt se do ti festojne Krishtlindjet ne krye te klasifikimit, sido qe te shkojne gjerat ne fushen e Hannover, por padyshim qe do te kerkojne nje fitore per ta mbyllur vitin me stil.

Bayern ka grumbulluar 77 pike ne 33 ndeshje te Bundesliges qe ka luajtur ne vitin kalendarik ndersa per Neuer ajo e kesaj te Shtune eshte nje ndeshje e vecante pasi shenon paraqitjen e tij te 300 ne Bundesliga. Portieri i bavarezeve ka pesuar vetem 238 gola ne 299 ndeshjet e tij ne kampionat deri tani, me pak se cdo portier tjeter ne kete kuote ndeshjesh. Bayern takon nje Hannover ne krize qe renditet ne zonen e renies nga Kategoria pasi ka pesuar 10 disfata ne kete sezon, me i keqi qe nga edicioni 1971-1972 per kete skuader.

Borussia Dortmund ne distance prej 5 pikesh me bavarezet gjithsesi shpreson ne nje gjysme hapi fals te Bayern ndersa vete viziton Kelnin, nje tjeter skuader ne krize. Skuadra per te cilen luan dhe Mergim Mavraj nuk fiton prej 5 ndeshjesh ne shtepi. Mbrojtesi i Kombetares eshte jashte formacionit te mundshem sipas mediave gjermane, per sfiden me verdhezinjte qe ne kete fundviti i gezohen sulmit me te mire te kampionatit me 46 gola te shenuar kete sezon, interesant eshte fakti qe 41 finalizime kane ardhur gjate lojes ne aksion cka flet shume per lojen e formacionit te Tuchel.

Padyshim impresionuese ka qene forma e Aubameynag, nese shenon edhe ndaj Kelnit sulmuesi nga Gaboni do te behet futbollisti i dyte ne gjithe historine e Bundesliges qe shenon 20 gola ne gjysmen e pare te Kampionatit. Interesante edhe perballja mes Stutgardit te vendit te fundit dhe Wolfsburgut qe gjendet ne zonen Champions. Pavaresisht klasifikimit ujqerit vuajne ne transferte dhe ne ndeshjet jashte shtepise kane shenuar vetem 3 gola kete sezon, ndersa Shtutgardi kerkon nje buzeqeshje per festat pasi nese humbet edhe kete ndeshje, me vetem 12 pike te grumbulluara do te shenonte rekordin me negativ ne historine e klubit.

Ne Spanje e Shtuna i perket skuadrave qe synojne Europen. Sevilla synon te konsolidoje pozitat e saj me nje fitore ne fushen e Real Betis qe nuk po e shijon suksesin prej 4 ndeshjesh ne Kupe dhe Kampionat, ndersa Geri Nevile ne drejtimin e Valencias kerkon fitoren e pare si trajner ne kampionat ndersa pret ne Mestalla Getafen.

Edhe ne Itali raundi i fundit i kampionatit me Serine A qe do te rinise me pas ne 6 Janar. Java e 17 nis kete te Shtune me Bologna-Empoli. Dy skuadra qe vijne ne ngritje. Bolonja e Donadonit pasi beri surprizen ne Genoa kerkon fitoren e trete rradhazi me Empolin qe mposhti 3-0 Carpin dhe humbjen e fundit e ka pesuar ne 8 Nentor kunder Juventusit.

Ne France e Shtuna eshte e Psg qe e kane fituar praktikisht kampionatin qe ne Dhjetor pasi udheheqin me plot 17 pike diference ndaj ndjekesve me te afert te Angers dhe Monaco, parizienet kane bere gati rinovimin e kontrates deri ne 2018 per Laurent Blanc qe kerkon fitoren e 16 ne 19 takime sezonale te Ligue 1 perballe Caen. Nanta ku militon Lorik Cana nderkohe pas kater barazimeve rradhazi ndeshet ne transferte me Lorient, ndeshje per te cilen rikthehet i disponueshem edhe kapiteni i kombetares pas pezullimit.

Nuk mungon edhe futbolli holandez, me PSV qe do te perpiqet te kape Ajaksin kryesues me nje fitore ne shtepi perballe Zwolles qe lufton per Europen.