Futbolli anglez perfshihet ne skandal. I implikuar trajneri Sam Allardyce

Lidhur me artikullin:

Futbolli anglez eshte ne prag te nje skandali qe mund te trondise themelet e Kombetares se Tre Luaneve. Ne qender te vemendjes eshte trajneri i sapoemeruar, Sam Allardyce, i cili akuzohet nga tabloidi “Telegraph” per manovra jo ligjore ne çeshtjet e transferimeve. Sipas tabloidit qe ka futur ne kurth trajnerin, Allardyce eshte filmuar duke u treguar disa biznesmeneve qe ne te vertete ishin gazetare, si te shkelnin mbi rregulloren.

Ish trajneri i Sunderland eshte filmuar gjate takimin me nje perfaqesues te rreme te nje kompanie nga Lindja e Mesme, i cili shprehu interes per te investuar para ne tregun e futbollisteve ne Premier League. Ai kerkoi konsulencen e Allardyce per shumen e 400 mije sterlinave. Takimi zgjati rreth 4 ore ku duket qarte se si trajneri u ben me dije biznesmeneve se sa e lehte eshte te shkelesh rregulloren e aplikuar ne vitin 2008 per kartonin e lojtareve.

Ne thelb, ai i meson gazetaret si te fitojne aksione ne rruge te padrejte ndaj kartonit te lojtarit duke ia hequr klubit apo vete lojtarit. Ne takim ishte i pranishem edhe agjenti i Allardyce,  Mark Curtis dhe konsulenti i tij financiar Shane Moloney. Ne video, Allardyce adreson fraza fyese ndaj paraardhesit te tij ne stolin e Anglise, Roy Hodgson dhe zevendesit te tij, Gary Neville.

“Telegraph” e ka çuar edhe me tej çeshtjen pasi i ben 18 pyetje Federates Angleze, por kjo e fundit ka refuzuar te pergjigjet pa pasur ne dore transkriptimin e plote te bisedes. Gazetaret i kane kerkuar nje koment edhe vete trajnerit 12 ore perpara publikimit te skandalit, por ai dhe perfaqesuesit e tij kane refuzuar te pergjigjen.