Futbolli europian. Sa shume te pakenaqur

Ka nga ata qe e shohin shume pak fushen e lojes, sepse nuk jane ne planet e trajnerit dhe kesisoj kane deshire te largohen nga klubet ku luajne. Arsyet mund te jene te ndryshme, por lista e futbollisteve te pakenaqur ne klubet kryesore te Europes eshte gjithnje e me e gjate. Asnje surprize: gjithmone vjeshta ka qene periudha kur trajneri ben zgjedhjet e tij perfundimtare dhe fytyrat e vrenjtura nisin te bejne valixhet gati. Merkato e janarit eshte nje shpetim per futbollistet e pakenaqur…

Anglia

Premier League eshte vendi i te pakenaqurve. Te Manchester United liste eshte shume e gjate dhe perfshin emra te tille si Schneiderlin, Schweinsteiger, Depay, Young dhe Darmian, te cilet jane perdorur rralle nga trajneri Jose Mourinho. Antonio Conte e ka ringjallur skuadren e Chelsea duke lene jashte ekipit Cesc Fabregas, Ivanovic, Oscar dhe Willian. Ne veçanti, Fabregas duket ai qe ka vendosur te largohet nga Londra gjate merkatos se janarit, ndersa i vetmi qe ka mbetur jashte projektit te Pep Guardiola te Manchester City eshte Yaya Toure.

Spanja

Jashte kombetares turke ka mbetur Arda Turan, i cili paguan Europianin e luajtur nen pritshmeri dhe marredhenien jo te mire me trajnerin Fatih Terim, i cili e justifikon lenien jashte formacionit te Barcelones, si arsye per mos grumbullimin e atij qe dy vjet me pare konsiderohej nje nga futbollistet me te afte ne Europe. Te Real Madrid, ata qe gjenden ne situate te njejte me Arda Turan jane James Rodriguez edhe Isco, te cilet rralle here e shohin veten ne formacion. Ne listen e te pakenaqurve mund te perfundoje se shpejti edhe Alvaro Morata, nese Zidane vazhdon te aktivizoje Benzema, edhe pse spanjolli eshte dukshem me ne forme se francezi.

Gjermania dhe Franca

Edhe te PSG ka te pakenaqur. 26-vjeçari polak Grzegorz Krychowiak nuk po luan edhe pse ishte pikerisht trajneri Unai Emery qe e mori me vete nga Sevilla. Ne Gjermani permendet emri i Mario Gotze. Gjate veres Borussia Dortmund riktheu ne shtepi talentin qe kishte rritur vete, pas nje pervoje me drite-hije te Bayern Munich. 24-vjeçari, qe shenoi golin e fitores per Gjermanine ne finalen e Kupes se Botes 2014, pas kater muajve te skuadra e Tuchel ka qene me shume ne stol sesa ne fushe. Sinjal lamtumire!