Futbollisti Serb refuzoje te kendoje himnin e Serbise ( Video)

Lidhur me artikullin:

Adem Ljajic ka vazhduar ta beje ate per te cilen heren e pare ishte perjashtuar nga Kombetarja e Serbise.

Futbollisti mysliman i Serbise, Adem Ljajic mbreme gjate ndeshjes ndaj Portugalise ka refuzuar ta kendoje himnin e Serbise.

Ai me pare ishte perjashtuar nga Kombetarja serbe per shkak se nuk e kishte kenduar himnin.

Perjashtimin e tij e kishte bere perzgjedhesi i atehershem i Serbise, Sinjisha Mihajllovic, por, siç njofton sot Telegrafi i Serbise, transmeton Koha.net, perzgjedhesit aktual te Serbise, Radovan Çurçiqit, kjo nuk i kishte penguar dhe e ka lene lojtarin ne fushe.

Nuk ka ndonje rregullore ne Kombetaren e Serbise qe i detyron lojtaret qe te kendojne himnin.

“Nese 40,000 veta e kendojne himnin, nuk e di pse edhe futbollistet nuk do ta kendonin ate”, ka thene atekohe Mihajllovic.

“Qe i vogel kam luajtur per reprezentacionin e vendit tim, ne kategorine e junioreve dhe askush nuk me ka kerkuar qe ta kendoj himnin. Serbia eshte vend edhe per ne myslimanet. Nese ky eshte kushti, me siguri se nuk do te luaj me per Kombetaren e Serbise”, i ishte pergjigjur atekohe Ljajic.

Burimi: Gazeta Express


Video: