Futbollisti Shqiptar me shume gola se Tevez, Kane, Icardi, Lewandowski…(Foto)

Shkelzen Gashi prine ne renditjen e top-golashenuesve ne Zvicer.

Sulmuesi kosovar, Shkelzen Gashi, po prine ne renditjen e golashenuesve me te mire ne Zvicer kete edicion.

Gashi ka shenuar 21 gola ne Superligen zvicerane gjere tani, kur kane mbetur edhe tre xhiro per te perfunduar stinori, shkruan Gazeta Express.

Ai eshte kater gola para anetarit te Young Boys, Hoarau (17) i cili ka realizuar pese penallti, per dallim nga Gashi qe nuk ka asnje gol te shenuar nga penalltia.

Ne renditjen e top-golashenuesve ne Evrope, Gashi eshte ne top 40 sa i perket pikeve, ndersa pikeve te golave, por mund te jete ne top 20 nese shikohen vetem numrat e golave.

Ai ka me shume gola te shenuar se lojtare si Carlos Tevez (20), Harry Kane (20), Carlos Bacca (20), Mauro Icardi (19), Robert Lewandowski (16) apo Diego Costa (19).

Gjithsesi, golat ne Zvicer vleresohen me koeficientin 1.5, per dallim nga golat qe shenohen ne top-ligat evropiane qe vleresohen me 2.

Burimi: Gazeta Express