Fyen Berishen, shkarkohet diplomati kosovar

I derguari me pune ne Ambasaden e Kosoves ne Mal te Zi, Xhafer Ahmeti eshte therritur ne Prishtine pas deklarates ofenduese ne drejtim te ish-Kryeministri Sali Berisha.

Xhaferi publikoi ne profilin e tij ne rrjetin social Facebook komentin: “Ky njeri nuk eshte normal. Çuditem se si ka mundesi te duhet ky psikopat nga nje pjese e shqiptareve te Kosoves. Por, edhe nuk duhet te çuditem, se shume rralle populli i Kosoves mendon me logjike, mendim kritik dhe aftesi gjykuese. Deshmitare jemi edhe tani”.

Menjehere pas berjes publike te kesaj deklarate te dhene ne rrjetet sociale, Ministri i Jashtem i Kosoves, Enver Hoxhaj ka therritur ne Prishtine diplomatin Ahmeti ku dhe i eshte komunikuar shkarkimi.

Me vone ne nje deklarate tjeter Ministria e Jashtme e Kosoves kerkon ndjese dhe shton se keto qendrime nuk perfaqesojne qendrimet e institucioneve te Kosoves.

“Ministri i Jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj ka marre vendim per kthimin e menjehershem ne Prishtine te te ngarkuarit me pune te Kosoves ne Mal te Zi, Xhafer Ahmeti pas komenteve te tij ne rrjetet sociale te cilat nuk korrespondojne me rregullat diplomatike dhe sjelljet e nje diplomati. Komentet e tij nuk paraqesin qendrimet e institucioneve te Kosoves”.

“Ministri Hoxhaj personalisht dhe i tere populli i Kosoves i jane mirenjohes ish-Kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha per kontributin e tij te madh per Kosoven”, tha per Top Channel keshilltari i Ministrit Bashmir Xhemaj.