Gafat e Real Madrid. Keta 5 lojtare nuk duhet ti kishte shitur

Lidhur me artikullin:

Real Madrid eshte nje nga klubet me te medha ne bote dhe ka ne perberje nje numer te madh yjesh çdo vit. Ata njihen per “zakonin” e tyre per te blere lojtare te konfirmuar. Por edhe ata kane bere disa gabime, per sa i takon lojtareve qe kane shitur. Disa prej yjeve aktuale te ekipit nuk kane qene aspak te kenaqur me vendimet e marra nga klubi. Sergio Ramos eshte njeri prej tyre; Cristiano Ronaldo, tjetri.

Edhe ish-trajnere kane pranuar se kane gabuar ne shitjen e disa prej ketyre lojtareve. Keto jane 5 gabimet qe ka bere Real Madrid ne vitet e fundit:

robben real

Arjen Robben

Asnjeri me mend ne koke nuk do ta shiste nje Arjen Robben ne moshen 25 vjeç, veçanerisht kur ai po shkaterronte mbrojtjet kundershtare ne La Liga. Por Florentino Perez mori drejtimin e klubit dhe donte ta niste epoken e tij me nje blerje “Galaktike”. Jashte Robben, brenda Cristiano Ronaldo. Holandezi u transferua te Bayern Munchen ne 2009-en dhe qe nga ajo kohe eshte bere nje nga lojtaret me te mire ne bote. 5 tituj ne Bundesliga, 1 Champions League dhe shume finte marramendese me pas, Robben eshte nje nga gabimet me te medha te Real Madrid, qe ka perftuar vetem 23 milione euro nga shitja e tij. Nese do te kishte nje shans tjeter, ka shume mundesi qe Real ta mbante ne ekip 25-vjeçarin Robben. Imagjinoni nje ekip me Ronaldo dhe Robben ne sulm. Makthi i çdo mbrojtjeje, me perjashtim te asaj te “Los Blancos” kuptohet.

 

khedira real

Sami Khedira

Sami Khedira ka qene nje nga mesfushoret shkaterrues me te mire te Real ne vitet e fundit. Gjermani bente gjithe punen e piset ne menyre qe lojtare te tjere si Ozil dhe Ronaldo te shkelqenin. Leximi i tij i lojes ishte i jashtezakonshem, por ai shkonte ne ndihme te ekipit edhe ne sulm kur ishte e domosdoshme. Nje tjeter cilesi qe vleresohej shume nga ish-trajneret e tij ne Madrid, ishte aftesia per te hapur lojen pas vjedhjes se nje topi. Nje mesfushor i kompletuar. Tek Juventus, Khedira eshte nje titullar i palevizshem dhe ka fituar tre trofe deri tani. Duke pare mangesite qe kane madrilenet ne mesin e fushes keto kohe, nuk ka dyshim qe do te donin ta kishin gjermanin ne dispozicion.

higuain real

Gonzalo Higuain

Kur Real Madrid vendosi te shese Gonzalo Higuain, nje numer i madh klubesh u vune ne radhe per argjentinasin. Ai ishte nje nga sulmuesit me te mire qe ka pasur Real ne dispozicion. Tri vite me pas mund ta kuptoni pse “Merengues” kane bere nje gabim duke e lene te largohet. Higuain sapo eshte larguar nga Napoli, klubi ku u transferuar nga Madridi, per t’u bashkuar me Juventus per 90 milione euro, duke u bere blerja me e shtrenjte ne historine e futbollit italian. Higuain po argetohet duke shenuar gola me vazhdimesi ne Serine A. Vitin e kaluar ai ka shenuar 38 gola per Napoli, vetem Ronaldo ka shenuar me shume, 40 me Real dhe, nese do te kishte qendruar ne Madrid, tani do te ishte duke bere te njejten gje per “Los Blancos”.

di maria real

Angel Di Maria

Papritur, Real duket si nje ekip qe nuk arrin te krijoje raste. Nese Luka Modric eshte i demtuar apo ne stol, madrileneve i mungon fantazia ne qender te fushes. Dhe kjo ka ndodhur pasi Angel Di Maria eshte shitur, me detyrim, te Manchester United. Real perfitoi nje shume te madhe parash nga ai operacion, por qe nga ai moment ka ndier mungesen e vizionit te lojes se argjentinasit dhe shperthimeve te tij nga mesi i fushes. Di Maria ishte nje kercenim i vazhdueshem, ne loje me top dhe ate pa top, dhe Zinedine Zidane do te kishte parapelqyer ta kishte ne dispozicion. Di Maria tani luan me Paris Saint-Germain, pas sezonit zhgenjyes te kaluar ne Angli, dhe ka gjetur platformen e duhur per te treguar talentin e tij. Ai eshte nje lojtar kyç per Unai Emery dhe ka aftesine per te shkelqyer pavaresisht nga kundershtari.

Mesut Ozil

Pyesni çdo tifoz te Real Madrid dhe Sergio Ramos me Cristiano Ronaldo nese ndiejne mungesen e Mesut Ozil dhe te gjithe do te thone po. Fantazisti gjerman eshte bere blerja me e shtrenjte e Arsenal ne 2013-en dhe mund te thuhet me lehtesi se eshte gabimi me i madh i Real Madrid ne sezonet e fundit. Edhe Carlo Ancelotti trajneri i madrileneve ne ate kohe ka pranuar se ka bere nje gabim duke e shitur lojtarin te skuadra londineze. Ozil ka fituar dy Kupa te Anglise dhe dy Superkupa te Anglise me “Topçinjte” dhe eshte lojtari me numrin me te madh te asisteve qekur i eshte bashkuar klubit.

ozil real

Ozil ka qene nje nga yjet me te medhenj te Real Madrid, i afte te krijonte raste nga e majta, e djathta dhe nga qendra. Dhe, mbi te gjitha, ai ishte nje ndihmese e madhe per Cristiano Ronaldo, i cili, ne disa raste, dukej sikur kishte nje lidhje telepatike me ish-lojtarin e Werder Bremen. CR7 nuk ka qene aspak i kenaqur me shitjen e Ozil, ashtu si Sergio Ramos. Te dy ata besonin se skuadra do te ishte me e forte me gjermanin, por Perez ka dashur te marre ne ekip nje “Galaktik” tjeter dhe per ta bere kete ka qene i detyruar te shese disa nga lojtaret e tij. Jashte Ozil, brenda Gareth Bale. Por, edhe nje here, imagjinoni Real aktual me Ozil ne skuader.