Galaxy Note 8: Pse të qëndrojmë besnikë me një markë si Samsung?

 

Edhe pse nuk ka shumë ditë që Samsung Galaxy Note 8 është në shitje duket se adhuruesit e këtij smartfoni janë shumë të impresionuar dhe suksesi i Samsung duket pikërisht në shitjet rekord që ka patur.

Dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse.

Express.co.uk kohët e fundit e ka quajtur atë “një nga telefonat më të mira që Samsung ka krijuar ndonjëherë”.

Kjo pajisje vjen e mbushur me një mori përmirësimesh dhe karakteristikash emocionuese duke përfshirë një ekran AMOLED të lakuar me 6.3 inç, përditësim të S Pen, i cili tani është më i saktë dhe procesori më i fundit Octa-Core.

Një kamera me dy lente është në pjesën e pasme, e cila lejon përdoruesit të zmadhojnë dhe shtojnë efekte të stilit DSLR në fotot e tyre.

Ashtu si shumica e pajisjeve Samsung, Note 8 është gjithashtu rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe mund të karikohet me wireless.

Duke folur për shitjet rekord, Conor Pierce, Zëvendës Presidenti i Samsung në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë tha: “Më 15 Shtator Galaxy Note8 zyrtarisht doli në shitje në Britani të Madhe dhe Irlandë dhe u shit në numër rekord vetëm në fundjavën e parë, duke e bërë atë pajisjen më të suksesshme Note të lançuar deri më sot.”

Kjo pajisje gjeneroi interes dhe emocion qoftë për klientët besnikë të Samsung apo edhe për klientët e rinj që mesa duket kanë qenë të shumtë.