Galaxy S9 apo iPhone X? Ja çfarë vendosin amerikanët

Consumer Report është një kompani Amerikane jo fitimprurëse, e cila punon krah për krah me konsumatorin për të testuar produktet e ndryshme. Testimi i radhës ka qenë se kush është telefoni më i mirë: Samsung Galaxy S9 apo iPhone X?

Pas testimit Samsung Galaxy S9 mori plot 81 pikë më shumë nga iPhone X.

Apple nuk ka pasur një rezultat të lartë për shkak të çmimit të lartë. Me këtë rezultat S9 vendoset në vend të parë në kategorinë e telefonave duke ja kaluar Galaxy S8 Active. Ndërkohë telefonat e Apple zënë vendin e 6-8.

Galaxy S9 ose iPhone X? Çfarë tregon ky testim?

Testimi tregon disa arsye se pse S9 renditet i pari. Kamera e mirë, ndërtimi më i mirë dhe trupi më ergonomik ishin disa nga arsyet që shtuan pikë. Ndërsa bateria mesatare dhe fakti që telefonat nuk janë ndonjë përmirësim i madh nga S8 ishin arsye për ulje pikësh. Risi si AR Emoji apo matësi i kalorive u konsideruan si të panevojshme.

Këto në fakt janë risi që Samsung i vendosi tek S9 vetëm se dhe telefonat e tjerë i ofrojnë apo eshte një trend rritës.

Në përgjithësi një rezultat i tillë tregon që Galaxy S9 do të ketë shitje të larta në SHBA.

Megjithatë duhet të presim për të parë se sa telefona do të shesë Samsung para se të lançojë Galaxy S10. Telefon ky që do të shënojë 10 vjet nga lançimi i Galaxy S të parë.

/ose.al