Galileo Galilei. 20 fakte qe jo te gjithe i dine mbi shkencetarin

Lidhur me artikullin:

Shkencetari i preferuar i Ajnshtajnit vdiq si nje katolik i zjarrte

Njeriu nuk eshte qendra e universit. Ai eshte vetem banor i nje planeti, qe rrotullohet rreth Diellit. Me keto teza Galileo Galilei shokoi dikur kishen dhe ky efekt vazhdon deri sot.

Pasioni

Ne mes te ullinjve dhe pishave, me vere te mire, shkencetari i jashtezakonshem italian mund te kishte bere edhe nje jete me te qete ne Toskanen e bukur. Por Galileo nuk ishte dikush, qe jetonte vetem per te shijuar jeten. Me vone ai u semur edhe nga artriti, qe e mbertheu pas tavolines se shkrimit.

Galileo vinte nga nje familje e thjeshte. Babai i tij ishte muzikant me pasion per matematiken. Kete ia perçoi te birit. Kur Galileo Galilei vdiq ne moshen 78 vjeçare, ai ishte nje astronom i famshem, matematicien, fizikant dhe filozof.

Femije i Rilindjes

Qe shume heret Galileo Galilei eshte i vetedijshem per origjinen e tij te thjeshte. Por ai e konsideron veten gjenial ne matematike, edhe pse i nderpreu studimet e matematikes. Galileo eshte nje femije i vertete i kohes se tij. Europa po emancipohej nga mendesia e Mesjetes dhe po e kthente veshtrimin nga arritjet dhe traditat e antikitetit. Humanistet perqendrohen te njeriu dhe jo me te Zoti. Ne vend qe te spekullojne rreth se mbinatyrshmes, ata studiojne natyren. Bejne matje, llogaritje, eksperimente. Edhe Galilei infektohet nga interesi per shkencat e natyres dhe ndikon ndaj tyre ne menyre te konsiderueshme.

Ai jep mesim ne universitetet e Pizes dhe te Padoves, jep mesim privat, me vone edhe si matematicien ne oborrin e familjes Mediçi ne Firence. Kjo e favorizon karrieren e tij, sepse dinastia Mediçi ka influence. Firence po kthehej ne nje qender me nje koncept te ri per jeten.

Aristoteli ishte dje

Galilei konsiderohej njeri i veshtire dhe imponues. “Ai rralle u shmangej grindjeve dhe ne prezantimet e tij ne oborre nuk i kursente levdatat per veten”, thote Wilhelm Schmidt-Biggemann, profesor i historise dhe filozofise ne Berlin. Dhe Galilei kishte plane te medha: “Ai deshironte te kundershtonte filozofine e Aristotelit dhe zhvilloi nje filozofi mekanike mbi natyren”, thote Schmidt-Biggemann ne interviste per Deutsche Welle-n. Ndersa Aristoteli e veshtron levizjen si diçka organike, si diçka qe vjen prej forcave te brendshme, Galilei e interpreton levizjen si nje fenomen mekanik. Konkluzioni tij: levizjet tokesore dhe qiellore drejtohen nga te njejtat ligje dhe keshtu qe mund te llogariten. Kur ai arrin te zhvilloje me tej teleskopin e shpikur ne Holande, ben vezhgime te çuditshme: Hena ka nje siperfaqe te vrazhde, Dielli njolla, Saturni nje forme te parregullt, Jupiteri kater hena dhe Kashta e Kumtrit nuk eshte mjegull, por nje grumbull yjesh te shumte! Me ne fund ai shikon se Venusi tregon disa faza dhe keshtu ai mendon se mund te vertetoje se Venusi rrotullohet rreth Diellit dhe jo Tokes.

Lendim i njerezimit dhe i Vatikanit

Galileo kembengul ne vertetesine e sistemit heliocentrik, sipas te cilit Dielli eshte ne qender te universit dhe vendbanimi i njeriut eshte vetem nje nder shume planetet, qe rrotullohen rreth tij. Ideja nuk eshte e re. Galileo bazohet ne konceptet e antikitetit, qe perfaqesoheshin kryesisht nga pitagorianet. Ne fillim te shekullit 16-te eshte Nikola Koperniku, i cili e perqafon kete ide. Megjithate ai nuk mund ta provoje teorine e tij ne menyre empirike. Nuk eshte pjekur ende koha per pikepamje, qe relativizoje rolin e njeriut dhe te Zotit, sepse kontrasti me perfytyrimin kishtar dhe biblik per kozmosin eshte shume i madh. Psikoanalisti Sigmund Freud i cilesoi me vone zbulime si ky, qe e kthejne me koke poshte perfytyrimin e njerezimit per vetveten, “fyerje per njerezimin”. Sidomos Kisha e pushtetshme Katolike nuk eshte fort e kenaqur me botekuptimin e Galileit. Dy here ajo e therret studiuesin para gjyqit te inkuzicionit. Galilei terhiqet per shkak te kercenimit me tortura. Ne fund Galilei denohet me arrest shtepie, edhe per kete ndihmojne kontaktet me familjen Mediçi, sepse ai nuk eshte me dokushdo. Ai e kryen denimin ne nje vile te bukur prane Firences, ku vdes me 8 janar 1642. Kisha Katolike e rehabilitoi ate ne vitin 1992.

Edhe sot aktual

Çfare mbetet nga Galileo Galilei? Pa dyshim qe shume prej pikepamjeve te tij kane triumfuar. “Me e rendesishmja eshte matematizimi i tere levizjes, shoqeruar me vezhgim, si permes teleskopit. Kjo ka te beje diçka me astronomine e sotme”, shpjegon Schmidt-Biggemann. Kozmosi permes tij eshte bere objekt i shkences. Por a zgjidhet gjithçka me llogaritje dhe teknike? Idete e Galileos jane edhe sot me te diskutueshme, nga sa mendohet.

Prifti pa veladon

1. Galileo u dergua ne nje manastir jezuit per te studiuar mjekesi. Por pas kater vitesh ai njoftoi se kishte gjetur thirrjen: donte te behej nje murg. Babai i tij e terhoqi, por jo para se Galileo te bashkohej me urdhrin fetar, duke u bere keshtu nje prift pa veladon per gjithe jeten.

Teleskopi i Kopernikut

2. Nicolaus Copernicus kurre nuk i shkroi teorite e tij, nga frika se do te vinte ne rrezik pagen e dites duke punuar per Kishen Katolike. Per shkak se nxiti teorine e Kopernikut, Galileo u denua me burg te perjetshem, por me pas u reduktuar ne arrest shtepie.

Gishti i Galileut

3. Nje qind vite pasi kishte vdekur, kur trupi i tij u leviz per t’u rivarrosur, nje admirues i rrembeu gishtin e mesit te dores se djathte si kujtim. Gishti i Galileut tani ndodhet ne Muzeun e Historise se Shkences ne Florence, Itali.

4. Gishti tregon ne drejtim te Romes.

5. Kur u pyet ne lidhje me inkuizicionin, ai tha: “Shkrimi i Shenjte kishte qellim t’i mesonte njerezit si te shkonin ne parajse, jo si shkon parajsa”.

6. Galileo mbeti nje katolik i devotshem deri ne vdekje, por kurr nuk u martua me mamane e tre femijeve te tij.

7. Ne vitin 1617, Galileo bleu nje vile ne perendim te Firences, per te qendruar prane manastirit te vajzave. Per shkak se lindja e paligjshme e vajzave do ta autorizonte shtetin t’i kerkonte para, te cilat ai nuk deshironte t’i paguante, vajzat nuk kishin zgjedhje tjeter por te qendronin ne manastir per gjithe jeten.

8. Ajnshtajni ishte admiruesi me i madh i Galileos. “Gjithe njohuria e realitetit fillon nga eksperienca dhe perfundon ne te”, shkroi Ajnshtajni. “Supozimet qe vijne nga mjetet logjike jane krejtesisht boshe ne lidhje me realitetin. Per shkak se Galileo e kuptoj kete, ai eshte babai i fizikes moderne dhe i shkences moderne se bashku.

9. Sipas legjendes, Galileo filloi te studionte lavjerresin ndersa shihte llamben qe lekundej ne katedralen e Pizes. Per shkak se i kreu eksperimentet ne ajer, ai besoi (gabimisht) se perioda e pendulumit eshte konstante.

10. Galileo nuk arriti kurre te ndertonte nje ore lavjerresi.

11. I terhequr nga matematika dhe duke pranuar sfiden per te percaktuar dimensionet e “Ferrit” te Dantes, ai arriti ne perfundimin se ishte 2 mije gjatesi krahu.

12. Universiteti i Pizes e punesoi Galileon si profesor matematike, por per arsye se ishte i veshtire ne pune dhe i pavend me studentet, universiteti terhoqi kontraten.

13. Edhe pse formuloi ligjet e pershpejtimit universal, nuk ka prova se hodhi sende nga Kulla e Pizes per ta vertetuar.

14. Ai nuk e shpiku teleskopin, as nuk i lindi ideja nga nje beres holandez syzesh.

15. Ne vitin 1992, tre vite pas nisjes ne hapesire te anijes kozmike me emrin “Galileo”, Vatikani e nxori te pafajshem nga çdo keqberje.

16. Ne vitin 2000, sonda “Galileo” gjeti prova per nje oqean te ngrire ne Europa, ne nga kater henat e Jupiterit qe Galileo zbuloi.

17. Kur Galileo mendoi se zbuloi Saturnin, ai i mbajti zbulimet te fshehura duke i koduar ne nje anagram.

18. Ai skicoi shpikje te ndryshme, perfshire nje qiri dhe pasqyre per te reflektuar driten permes ne ndertese, nje vjelesi automatik domatesh dhe krehri xhepi.

19. Pas vdekjes se te atit, dhe nga frika e burgut nga borxhet, Galileo jetoi duke skicuar nje busull ushtarake qe kishte ne shenjester gjylet e topave.

20. Galileo, eshte i varrosur mes Mikelanxhelos dhe Makiavelit, dhe ne gurin e tij te varrit thuhet se eshte shkruar ky epigraf: “Gjithsesi, Toka leviz”. Ky mbishkrim nuk eshte i vertete.