Gara e NASA-s, Studentet shqiptare shpikin aplikacionin qe u siguron kualifikimin e metejshem

Studentet shqiptare nga Shkupi te cilet ishin pjesemarres ne garen globale te organizuar nga Agjencia Amerikane e Hapesires NASA- “NASA space app challenge”, kane arritur rezultat te jashtezakonshem. Grupi i perbere prej studenteve shqiptare ka fituar çmimin e pare ne konkurence prej 30 grupeve.

Te votuar nga 150 pjesmarresit ne gare, u zgjodhen si projekti me i mire ne gare duke u kualifikuar ne garen globale ne mesin e 100 shteteve. Ekipi i formuar nga organizata LSU DECA (Suad Saliu, Blerant Ramadani, Artan Rahmani, Visar Zejnullahu dhe Jovan Andonov) punoi 48 ore pothuajse panderprere.

Projekti ne te cilin kane punuar ka qene nje aplikacion i cili do tia lehtesoj njerezve ne pergjithsi udhetimin ne vende te reja sidomos ne vende te cilat jane pak te disponueshme dhe do tu ofroj shkencetareve informata me te hollesishme rreth disa cilesi te fushave te tyre te hulumtimit. Android aplikacioni eshte map e gjithe globit, ne te cilen secili do te mund te kontribuoje per ta ndryshuar dhe shtuar informacionin e rendesishem me te tjeret.

Me kete arritje ata futen ne garen globale me gjasa per te fituar nje udhetim per ne Florida dhe per te pare lanismin e raketave per ne hapesire ne menyre direkte.

Kjo gare eshte zhvilluar per te treten here ne 100 vende te botes, perfshi ketu edhe Maqedonine, ndersa qellimi eshte te gjenden zgjidhje per problemet me te cilat perballen ne hulumtimet e tyre shkencetaret e saj.