Gara ne Motegi. Fiton Pedrosa por feston Rossi

Lidhur me artikullin:

Nuk fiton por eshte njesoj sikur ta kishte bere dicka te tille. Valentino Rossi fale nje vendi te dyte fantastik qe arriti ne Motegi e zgjati ne 18 pike avantazhin ndaj Jorge Lorenzo ne klasfikim dhe tashme 3 gara perpara fundit ndodhet me prane se kurre fitimit te nje tjeter kampionati Boteror ne Moto Gp. Ne shtepine e Hondas triumfoi pikerisht nje pilot i skuadres japoneze por ai nuk ishte kampioni i Botes ne fuqi Marc Marquez por Daniel Pedrosa, i cili zhvilloi nje gare spektakolare duke lene pas me nje distance te konsiderueshme Vale Rossin dhe Jorge Lorenzo qe u mjaftua me shkallen me te ulet te podiumit. Sinjalet Pedrosa i dha qe ne Aragon ku u rendit i dyti ndersa ne Motegi 30-vjecari nga Sabadelli u rikthye te fitonte nje gare pas plot 22 Cmimeve te Medha. Dani parakaloi si Lorenzo ashtu edhe Rossi per te fituar ne nje piste qe ishte fillimisht e lagur nga reshjet qe kishin rene gjate dites por me nisjen e gares erdhi duke u thare. Nje triumf i tille i mungonte spanjollit qe nga gara e Brnos vitin e kaluar. Me kete sukses Pedrosa u ngjit ne kuoten e 139 podiumeve ne karriere duke barazuar bashkekombasin e tij Angel Nieto.

Dueli mes Rossi dhe Lorenzo qe pritej me ankth nga te gjithe u pa vetem ne fundin e gares, kur Lorenzo beri nje gabim te pafalshem duke i dorezuar vendin e dyte Doktorit por edhe 4 pike te tjera avantazh ne klasfikimin e pergjithshem qe ne kete rast ngjasojne si 8-te. Vetem vendi i 4-t ne Japoni per pilotin tjeter te Repsol Hondas, Marc Marquez ndersa pas tij u pozicionuan Andrea Dovizioso, Cal Crutchloe dhe Bradley Smith.